Lajme

PDK kërkon të shpallet gjendje emergjente

Autori: Gazeta inFokus 15:40 | 24 December 2021

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bernard Nikaj ka kritikuar Qeverinë se nuk mori asnjë masë për të adresuar problemin e rritjes së energjisë elektrike, e për çka kanë kërkuar që të marrin hapa urgjent në lidhje me këtë krizë.

PDK po kërkon që të shpallet gjendje emergjente në furnizim sipas ligjit për energji.

Nikaj thotë se ndonëse vendimi për ndarjen e 20 milionë eurove për subvencionim të importit të energjisë ka qenë i duhur por që pas parasysh çmimet e energjisë në tregjet ndërkombëtare këto mjete nuk mjaftojnë as për shtatë ditët e mbetura të këtij viti.

-Advertisement-

“Ashtu siç gjithë jemi dëshmitarë ditëve të fundit jemi përballuar me reduktime të pakontrolluar të energjisë elektrike, edhe më keq nuk kemi qartësi deri kur do të zgjasë një situatë e tillë edhe më pak cilat janë masat që po ndërmerren për me tejkalu këtë situatë. Vendimi i ditëve të fundit për ndarjen e 20 milionë eurove për subvencionim të importit të energjisë është vendim i duhur. Mirëpo këto mjete që kanë filluar të shpenzohen në raport me çmimet aktuale të energjisë në tregjet ndërkombëtare nuk mjaftojnë as për shtatë ditë e mbetura të këtij viti”, tha ai.

Nikaj në konferencën për medie nënvizoi se Qeveria nuk po ka guxim të marrë veprime konkretet, me ç’rast ka theksuar se ë nuk është luks.

“Po mungojnë veprime konkrete e të guximshme nga Qeveria. Mbi të gjitha këto veprime të Qeverisë po bëhen në kurriz të qytetarëve dhe bizneseve. Rritja e çmimit të energjisë, në një kohë të rritjes së përgjithshme të çmimeve, pa ofruar alternativa për ëje do të ketë ndikim katastrofal në ekonomitë familjare të qytetarëve tanë. Sot ngrohja nuk është luks, nuk është komoditet vetëm për zyrën e kryeministrit dhe ministrave. Është nevojë dhe e drejtë elementare për secilin qytetar. Prandaj, është e domosdoshme që të shpallet gjendje emergjente në furnizim sipas ligjit për energji, e cila më pas do të rriste kompetencat e Qeverisë për të intervenuar në treg. Të mos lejohet rritja e çmimit të energjisë për qytetarët, të cilët të goditur nga pasojat e pandemisë do ta rendoheshin edhe më shumë”, theksoi Nikaj.

PDK po kërkon edhe që në mënyrë urgjente të ndahet një fond i furnizimit emergjent për vitin 2022 i cili ne vazhdimësi dhe varësisht nga prodhimi vendor si dhe nevoja për import do të garantonte furnizim të sigurt me energji për të gjithë qytetarët dhe bizneset. Po ashtu kërkuan që të hiqet për periudhën e krizës tantiema ne qymyr KEK-ut dhe proporcionalisht te ulet çmimi ne mënyrë qe efektet pozitive te barten tek qytetari, të ketë plan dhe transparencë ne orarin e ndaljes se furnizimit ne mënyrë qe qytetarët të jenë në gjendje të bëjnë planifikimet e aktiviteteve ditore. PDK po kërkon edhe që të ndërmerren hapa të nevojshëm për të adresuar situatën me furnizim të energjisë në veri.

Shpërndaje

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera