Lajme

PDK kërkon nga deputetët votimin e deklaratës për raportet mes Kosovës dhe SHBA

Autori: Gazeta inFokus 12:14 | 15 June 2023

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka propozuar votimin e një deklaratë të përbashkët të subjekteve politike në Kuvendin e Kosovës, për raportet e Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai ka kërkuar nga të gjithë deputetët e Kuvendit që të miratojnë deklaratën e përbashkët, pas situatës së krijuar edhe pas arrestimit të zyrtarëve policorë në Jarinjë, shkruan lajmi.net.

Haliti ka lexuar deklaratën e cila precizon raportet e shëndosha të Republikës së Kosovës ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës si dhe shpreh mirënjohje për raportet e mira të Kosovës me Shtetet e Bashkuara dhe mbështetjen që SHBA i ka ofruar Kosovës drejt demokracisë.

“Derisa Evropa po përballet me forca që po e kërcënojnë stabilitetin e rajonit, ne shfrytëzojmë rastin për të shprehur mirënjohjen dhe mbështetjen tonë për rolin thelbësor për Shtetet e Bashkuara, që SHBA luajnë në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor…Mbështetja e vazhdueshme e SHBA për perspektivën perëndimore, nxitjen e procesit të integrimit euroatlantik dhe integrimin e vendeve të rajonit në Bashkimin Evropian dhe NATO…Partneritet strategjik dhe marrëdhëniet dypalëshe të SHBA dhe vendeve të rajonit, promovimi i demokracisë dhe shtetit të së drejtës nga Shtetet e Bashkuara, ka qenë i rëndësishëm për proceset demokratike të Ballkanit Perëndimor”, kanë qenë disa nga pjesët e deklaratës që Haliti propozoi për votim në Kuvend.

-Advertisement-

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka deklaruar se Grupet Parlamentare duhet të bisedojnë rreth kësaj deklarate dhe ta vendosin për votim në seancën e ardhshme parlamentare.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera