PDK kërkon hetim ndaj dy zyrtarëve në Prishtinë
Autori: Gazeta inFokus 12:30 | 09 June 2018
Grupi i Këshilltarëve komunal të PDK-së në Prishtinë ka reaguar pas publikimit të përgjimeve ku janë përfshirë dy zyrtarë komunal dhe aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, duke thënë se janë dëmtuar 190 biznese, madje ata kanë kërkuar të nisin hetimet nga organet e drejtësisë.
Në emër të këshilltarëve komunal të PDK-së, foli, Kumrie Shabani, e cila në një konferencë për media, ka ngritur shqetësimin lidhur me përgjimet e publikuara së fundmi nga mediat, në të cilën janë përfshirë Nexhat Kryeziu, drejtor i ndërmarrjes banesore në Prishtinë dhe ish kandidatë për deputet kryetar të komunës së Prishtinës nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Liridon Latifi, kryesues i bordit të kësaj ndërmarrje dhe aktivistë siç tha ajo i dhunshëm i Vetëvendosjes.
Sipas saj, anulimi i konkursit për dhënien me qere të lokaleve afër Katedrales në Prishtinë për shkak se dy militantët e Vetëvendosjen nuk kanë përfituar nga ky konkurs, tregon më së miri si është kap kjo ndërmarrje dhe institucionet tjera komunale.
“Keqpërdorimi i zyrtarëve të Vetëvendosjes me pushtetin, eliminoi 190 biznese që kanë aplikuar për marrjen e lokaleve në lagjen Pejton. Ky veprim abuziv dhe i kundërligjshëm i zyrtarëve të lartë i Lëvizjes Vetëvendosje, i ndërmarrë me urdhrin e Albin Kurtit tregon se ky subjekt politik ka tentuar çdo gjë në vend për të ardhur në pushtet dhe përmes pushtetit të keqpërdorë edhe më shumë. Si pasojë e këtyre veprimeve qytetarët e Prishtinës si në mandatin e kaluar, ashtu edhe në këtë mandat po vuajnë nga padrejtësitë që po iu bëhen votuesve dhe bizneseve, derisa shumica e tyre marrin edhe shërbime shumë të dobëta nga komuna e Prishtinës. Kërkojmë nga organet e drejtësisë të zhvillojnë hetime dhe keqpërdoruesit dhe keqpërdoruesit e pozitave zyrtare që janë brenda komunës së Prishtinës të vihen para drejtësisë”, tha ai.
Sipas saj, PDK nuk do të përkrah sjelljen hakmarrëse që po përkrah Lëvizja Vetëvendosje ndaj partisë së Shpend Ahmetit, siç nuk do të përkrah as neglizhencën që po e bën Shpend Ahmeti.
Kurse, Leotrim Retkoceri tha se vetëm në një seancë të rregullt ka qenë prezent Shpend Ahmeti.
“Qëndrimi ynë është që të vjen kryetari Shpend Ahmeti në seancën e ardhshme dhe të përgjigjet ai për situatën e krijuar, si dhe të sillet më i përgjegjshëm karshi problematikave të qytetarëve në komunën e Prishtinës dhe ne i bëjmë thirrje nga këtu që të vije sa më parë në seancën e radhës dhe të mos ikë dhe mos të sillet neglizhent”, tha ai.
Të tjera
-
Bedri Hamza do ta themelojë Fondin e Bursave: 25 milionë euro çdo vit si bursa do u ndahen studentëve
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një takim edhe m...
-
“Partija Kosovskih Srba” e Aleksandar Jabllanoviq që Kosovës i referohet si “Kosovë e Metohi”, kalon në KQZ
Lëvizja Vetëvendosje e festoi si sukses të punës së saj moscertifikimin e Lis...
-
Vuçiq i “ankohet” Lavrovit në telefon: Kosova po përpiqet të ndalojë Listën Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, gjatë një bisede telefonike me minist...
-
Restaurohet një nga shtëpitë tradicionale të Janjevës
Një nga shtëpitë tradicionale të Janjevës, ministria e Kulturës bën të ditur ...
-
Bedri Hamza premton ta themelojë Bursën e Kosovës si platformë të tregut të kapitalit
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një takim me biz...
-
Lista Serbe nuk u certifikua nga KQZ-ja, Basha: Hapet e pame, Gratë te LDK, burrat te PDK, AAK përcjell tek dera
Deputeti i Lëvizjes Vetvendosje, Dimal Basha është tallur me opozitën pasi Li...
-
Publikohet lista e 16 subjekteve politike me 626 kandidatë për deputetë që i certifikoi KQZ-ja
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi edhe pjesën e dytë të subjeteve pol...
-
Ngritet aktakuzë ndaj të pandehurit për ngasje në gjendje të dehur
Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë kundrejt të pandehurit Y....
-
Vuçiq: Kurti po përpiqet të eliminojë të vetmin kundërshtar politik në Kosovë, që është Lista Serbe
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar se kryeministri i Kosovë...
-
Kjo është 19-vjeçarja që sulmoi policët brenda stacionit policor në Prishtinë
Një vajzë 19-vjeçare, dyshohet që nën ndikimin e alkoolit, ka sulmuar zyrtarë...
-
Biden ua fal dënimin me vdẹkje 37 të burgosurve
Presidenti i ShBA-së, Joe Biden të hënën ua zbuti dënimet 37 nga 40 të burgos...
-
Reshjet e dendura të borës, Ministria e Infrastrukturës: Të gjitha rrugët janë të kalueshme
Që në orët e para të mëngjesit gati të gjitha komunat e Kosovës janë mbuluar ...