PDK-ja thirrje partive opozitare t’ia votojnë rezolutën për shpërndarjen Kuvendit
Autori: Gazeta inFokus 12:42 | 20 May 2024
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, iu ka bërë thirrje partive të votojnë mocionin e tyre për shpërndarjen e Kuvendit.
Tahiri ka thënë se 30 qershori apo 7 korriku janë datat e duhura sipas tij, që të mbahen zgjedhjet e parakohshme.
Teksa ka bërë të ditur se do të votojnë mocionin e AAK-së për shkarkimin e Qeverisë, Tahiri ka theksuar se 30 maji është dita e duhur/fundit kur Kuvendi duhet të shpërndahet.
“Jemi në afatet e fundit kur duhet të procesohen mocionet për shpërndarjen e Kuvendit. Në mënyrë që vendi ynë tu drejtohet kutive të votimit me datën 30 qershor ose 7 korrik siç kemi propozuar. Deri tani nuk jemi në një situatë ku kemi dakordim mes grupeve parlamentar që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme… është mirë që gjuhën e përbashkët që e kemi pasur si opozitë ta finalizojmë në një seancë, e cila do të mbahej javën tjetër…
Rezolutën e AAK-së do ta votojmë. Ku kërkojmë që e mbështesin faktin dhe kërkesën tyre që kryeministri duhet të jap dorëheqje, por, s’kemi mundësi me detyru…ashtu siç do ti bëjmë thirrje AAK-së që ta votojë rezolutën e PDK-së që Kuvendi të shpërndahet me 30 maj”, ka thënë Tahiri.
Tahiri ka theksuar se shtatori duhet të gjej Kosovën me një Qeveri të re, teksa ka shtuar se shkuarja në zgjedhje në tetor është e padobishme.
Të tjera
-
OSCE shprehet e shqetësuar që KQZ-ja s’e certifikoi Listën Serbe
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë me mision në Kosovë, ka shpre...
-
Parashikimi i motit për të martën
Për të martën parashikohet të mbajë mot i vranët dhe pritet kohë pas kohe të ...
-
Limaj në Odën e Karadakut: Mes bashkëluftëtarëve, ndjeva një krenari të veçantë për të kaluarën, por edhe për të ardhmen e Kosovës
Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka qëndruar në Odën e Karadak...
-
Bedri Hamza në konventën e rinisë së PDK-së: Ne ofrojmë vizion e program për një Kosovë që u jep mundësi të rinjve
Të rinjtë e PDK-së e kanë mbajtur një konventë për t’i promovuar kandidatët m...
-
Krasniqi: LDK-ja feston 35 Vjetorin, trashëgimia e Rugovës do të mbijetojë përjetësisht
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka uruar 35 vj...
-
Dokument: Ministritë e Sveçlës dhe Gërvallës u pyetën nga KQZ-ja, por nuk dolën kundër Listës Serbe
KQZ-ja e ka dërguar në MPB dhe në MPJD listën me kandidatët për deputetë të L...
-
Rohde për moscertifikimin e Srpska-s: Është procedurë që nuk duhet të politizohet
Jorn Rohde, ambasador i Gjermanisë në Kosovë, duke komentuar moscertifiki...
-
Haradinaj: Aleanca me partnerët, forca e vetme për përparim e zhvillim të vendit
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Pa shenja jete është gjetur një person, sot në fshatin Veli Breg të Zubin Pot...
-
Dalin rezultatet laboratorike për mandarinat e Shqipërisë, AUV: Janë të sigurta për konsum
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë bazuar në rezultatet laboratorike konfir...
-
KQZ çertifikoi një kandidat për deputet që ndodhet në Gjykatën Speciale!
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka certifikuar kandidaturën për deputet të I...
-
‘Po mbahet peng’: Grenell e shpërndan fjalimin e Ramës në Kuvend për Hashim Thaçin
Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin, Richar...