Lajme

PDK-ja po fiton edhe votat për Kuvendin Komunal në Skenderaj

Autori: Gazeta inFokus 16:25 | 18 October 2021

Partia Demokratike e Kosovës ka fituar deri më tani 8 mijë e 597 vota për Kuvendin Komunal në Skenderaj apo 54.07%.

Sipas të dhënave të KQZ-së të deritashme kur janë numëruar më shumë se 77% të votave, Lista e Pavarur e Bekim Jasharit ka arritur të marrë vetëm 4 mijë 961 vota apo 31,20%.

E megjithatë atë në këtë komunë për Kuvendin Komunal kanë mbetur pa numëruar edhe 17 vendvotime.

-Advertisement-

Nga 75 vendvotime deri më tani janë numëruar 58 prej tyre.

Kandidati i PDK-së, Fadil Nura mbrëmë shpalli fitoren në komunën e Skenderajt, e këtë fitore e arriti me 57,99% të votave./Gazeta Infokus/ 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkëlqim Devolli dhe Adriatik Kelmendi e presin ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier
-Advertisement-

Të tjera