Lajme

PDK-ja nuk pajtohet me pakon për rimëkëmbje të qeverisë Hoti, kërkon të mbështeten të gjitha kategoritë

Autori: Gazeta inFokus 10:58 | 25 September 2020

Shefi i grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza në një konferencë për media ka thënë se kjo parti nuk pajtohet me ligjin për rimëkëmbje ekonomikë të qeverisë Hoti.

Ai duke rikujtuar për dy ligjet që do të votohen sot në Kuvendin e Kosovës ka thënë se duhet të ulen dhe të bisedojnë për të harmonizuar pakot ekonomike të propozuara nga PDK dhe Qeveria për mbështetjen e qytetarëve dhe bizneseve.

Hamza po ashtu ka thënë se propozimi i Qeverisë nuk është gjithëpërfshirës dhe nuk ndihmon të gjitha kategoritë.

-Advertisement-

“Nëse është fjala vetëm për mjetet e Trustit, mund të ndryshojmë një nen të Ligjit për fondet pensionale dhe të mos quhet Ligj për rimëkëmbje”, ka thënë ai.

“Siç jeni të informuar sot në seancë janë dy projektligje që kanë të bëjnë me adresimin e nevojave të Kosovës. Është iniciativa e PDK-së dhe ajo e Qeverisë. Ne propozojmë që të ulemi bashkërisht dhe ta bëjmë një ligj të mirëfilltë, të mirë dhe të qëndrueshëm. Ligji që e ka propozuar Qeveria nuk ka substancë. Nëse janë në pyetje vetëm mjetet e Trustit mund ta ndryshojmë vetëm një nen të Ligjit për fondet pensionale. Unë them që është mirë që Qeveria të votojë propozimin tonë. Është më gjithëpërfshirës. Dyja janë në votim. Në këtë seancë të dyja janë në votim, por ne po themi nëse është veç Trusti të mos bëhet Ligj për rimëkëmbje, por të vjen ai për fondin pensional”, ka deklaruar Hamza./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera