Lajme

PDK-ja kërkon vendim urgjent për rritjen e pagave për profesionistët shëndetësorë

Autori: Gazeta inFokus 14:44 | 14 July 2020

Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar urgjentisht që Qeveria e Kosovës të marrë vendim për rritjen e pagave për profesionistët shëndetësorë, ashtu siç janë të planifikuara me Projektligjin e Pagave.

Deputeti i kësaj partie Bekim Haxhiu ka thënë se ky vendim duhet të përfshijë edhe të gjithë zyrtarët shtetërorë që po përballen çdo ditë me menaxhimin e pandemisë Covid-19.

“Kërkojmë urgjentisht që Qeveria e Kosovës me vendim të veçantë të rrisë pagat e profesionistëve shëndetësorë, ashtu siç janë të planifikuara me Projektligjin e Pagave, duke përfshirë edhe rritjen e pagave sipas kërkesave të infermirëve. Po ashtu ky vendim duhet të përfshijë të gjithë zyrtarët shtetërorë që po përballen çdo ditë me menaxhimin e pandemisë Covid-19”.

-Advertisement-

Sipas tij, Ministria e Shëndetësisë duhet të mundësojë punësimin e 1 mijë e 500 profesionistëve të tjerë shëndetësorë me qëllim të përballjes me pandeminë.

“Ministria e Shëndetësisë duhet të mundësojë punësimin e 1 mijë e 500 profesionistëve shëndetësor me qëllim të përballjes me pandeminë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera