PDK-ja kërkon ndihmë nga ambasadat e huaja për të ndalë Albin Kurtin
Autori: Gazeta inFokus 16:48 | 02 April 2021
Zyrtari i PDK-së, Betim Gjoshi ka thënë se Iniciativa për Ndryshimin e Ligjit për Zgjedhje është një alarm për rrezikimin e demokracisë nga ana e kryeministrit Albin Kurti dhe partisë që ai e udhëheqë, Lëvizjes Vetëvendosje.
Gjoshi ka thënë se Ambasadat e QUINT-it duhet të alarmohen për paralajmërimet e Albin Kurtit dhe të ndalojnë siç e ka quajtur ai arbitraritetin e tij për të ndryshuar ligje që prekin të gjithë shoqërinë.
Zyrtare: Seanca për zgjedhjen e presidentit shtyhet për nesër
-Advertisement-
“Në çdo vend demokratik ndryshimi i ligjeve të tilla bëhet me konsensus politik. Ligji për zgjedhjet nuk i takon vetëm një subjekti politik, por është për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.
LAJMI I FUNDIT: Seanca për ndryshimin e Ligjit të Zgjedhjeve nga ora 21:30
Kjo që po ndodh sot me ligjin për zgjedhjet nuk është një zhvillim normal në një shtet demokratik, por është një tregtim i këtij ligji dhe një abuzim i Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes me shumicën parlamentare. Deri më sot, asnjë shumicë parlamentare në vendin tonë nuk ka qenë arbitrare vetëm pse ka pasur numrin më të madh të votave, pa i shteruar të gjitha debatet për ligje të natyrave të ndryshme.”, shkruan ai ndër të tjera.
Reagimi i plotë:
NJË ALARM PËR RREZIKIMIN E DEMOKRACISË NË VENDIN TONË NGA ALBIN KURTI DHE VETËVENDOSJE
1.
Në mungesë të pakove ekonomike për vendin e rënduar nga pandemia, Albin Kurti po bën akrobacione të tjera krejtësisht politike.
Në mungesë të gjetjes së vakcinave për qytetarët e Republikës së Kosovës, ky njeri po tenton t’i jap një grusht të rëndë demokracisë së vendit tonë.
Ambasadat e QUINT-it duhet të alarmohen për paralajmërimet e Albin Kurtit dhe të ndalojnë arbitraritetin e tij për të ndryshuar ligje që prekin të gjithë shoqërinë.
Nuk ka askund në botë një shembull si ky, as në procedurën e ndjekur dhe as në përmbajtjen e tij. Vetëm Putini dhe diktatorë të tjerë i kanë ndryshuar ligjet në këtë mënyrë, duke e rrezikuar hapur demokracinë.
2.
Në çdo vend demokratik ndryshimi i ligjeve të tilla bëhet me konsensus politik. Ligji për zgjedhjet nuk i takon vetëm një subjekti politik, por është për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.
Kjo që po ndodh sot me ligjin për zgjedhjet nuk është një zhvillim normal në një shtet demokratik, por është një tregtim i këtij ligji dhe një abuzim i Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes me shumicën parlamentare. Deri më sot, asnjë shumicë parlamentare në vendin tonë nuk ka qenë arbitrare vetëm pse ka pasur numrin më të madh të votave, pa i shteruar të gjitha debatet për ligje të natyrave të ndryshme.
Për reformë zgjedhore duhet gjithpërfshirje. Pra, kjo nuk mund të bëhet me arbitraritet, por përveç partive politike, në një reformë zgjedhore duhet të përfshihen si gjithmonë profesionalisht KQZ, OSBE-ODIHR, Komisioni i Venecias, Shoqëria Civile, Mediet dhe Ekspertët Zgjedhor.
Asnjëherë në këto vite të demokracisë nuk është tentuar që të bëhet reformë zgjedhore e njëanshme, edhe përkundër faktit se se ka ekzistuar shumica parlamentare edhe më e madhe sesa kjo e sotshme.
3.
Ligji për zgjedhjet nuk mund të ndryshohet pjesë-pjesë, por ky ligj duhet të trajtohet në pako si pjesë e një reformë të mirëfilltë zgjedhore. Njoftimet e dhëna për media se përmes këtij ligji do t’i mundësohet votimi diasporës shqiptare, janë vetëm mbulim i synimeve të vërteta të Albin Kurtit për të shkatërruar sistemin zgjedhor në vendin tonë, i cili ka funksionuar për kaq vite dhe Kosova organizon zgjedhjet jashtëzakonisht të mira në krahasim me shumë shtete të rajonit dhe më gjerë.
4.
Në kundërshtim të plotë me praktikat ndërkombëtare, ai i ka hyrë rrugës së miratimit të Ligjit për zgjedhjet. Këto praktika preferojnë që ligji për zgjedhjet të mos ndryshohet në një vit zgjedhor dhe aq më tepër që duhen nga 6 muaj deri në 1 vit të zbatohen ndryshimet, sepse me ndryshimin e ligjit duhet të ndryshohet edhe legjislacioni sekondar.
Të tjera
-
Vazhdon akuzat Sanduloviq: Me urdhër të kujt po kërcëńohet, përgjohet dhe ndiqet vajza ime?
Politikani serb, Nikola Sanduloviq, ka treguar detaje të reja nga rasti i hed...
-
Lajçak: Nuk ka të ardhme evropiane për Kosovën e Serbinë pa normalizim të marrëdhënieve
Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbis...
-
Kryetari i Zubin Potokut për referendumin e së dielës: Nuk do të këtë sukses dhe s’do të dal të votoj
Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri ka vlerësuar se referendumi i së dielë...
-
Në OKB kërkohet që Gjenocidi në Srebrenicë të dënohet globalisht
Gjenocidi në Srebrenicë duhet të dënohet në nivel global, duhet të shprehet m...
-
Çka po synon Serbia me testimin e ąrmëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët
Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi ka thënë se stërvitjet usht...
-
Policia e Kosovës arreston një shtetas nga Maqedonia e Veriut, ishte në kërkim ndërkombëtar
Policia e Kosovës ka arrestuar sot në Ferizaj një shtetas të Maqedonisë së Ve...
-
ĶRIMI NË FAMILJE| 45 gra e burra të vrārë, këto janë shifrat shokuese të 4 viteve të fundit në Kosovë
Hiq më pak se 45 gra e burra u vranë nga familjarët e 10 mijë e 621 të tjerë ...
-
Instruktorë të zbulimit britanik trajnojnë FSK-në
Në ambientet e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS), u përmbyll me suks...
-
Dhoma Ekonomike e Grave të Kosovës – G7 ngrit shqetësime rreth Projektligjit për Gjykatën Administrative
Dhoma Ekonomike e Grave të Kosovës – G7 ka dorëzuar deklaratë në Komisionin P...
-
“Sajesë dhe gënjeshtër, Mustafa i reagon Kurtit që tha se marrëveshja e 2015-ës shkel Kushtetutën
Ish-kryeministri Isa Mustafa i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti për një d...
-
Bulliqi pret në takim Gërvallën, diskutojnë për Podujevën
Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka pritur sot në takim, ministren për ...
-
Përplasje e ashpër në Komisionin për Integrime, kërkohet dorëheqja e ministres Hajdari
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka raportu...