Lajme

PDK-ja e mund Bekim Jasharin edhe në Prekaz

Autori: Gazeta inFokus 13:45 | 18 October 2021

Prekazi i Epërm në zgjedhjet e së dielës i kanë dhënë besimin e tyre kandidatit të PDK-së, Fadil Nurës.

Nga gjithsej 4 vendvotime janë numëruar 3 prej tyre dhe në të gjitha këto, Nura ka arritur të mbledhë 514 vota, duke lënë mbrapa Jasharin me 418 vota.

Prej tre vendvotimeve të numëruara deri më tani, në dy prej tyre i pari në listë është kandidati i PDK-së, shkruan Gazeta Infokus.

-Advertisement-

Kujtojmë se ende ka mbetur pa numëruar edhe një vendvotim në Prekaz të Epërm, derisa ky ishte rezultati i tre vendvotimeve të tjera që janë numëruar.

Fadil Nura mbrëmë pas shpalljes së rezultatit preliminar në Skenderaj shpalli fitoren e tij, e këtë e arriti me 57.99% të votave duke lënë mbrapa kundër kandidatin Jashari me 40.64%.

E i menjëhershëm ishte edhe reagimi i kryetarit të deritashëm të kësaj komune i cili akuzoi PDK-në për blerje votash./Gazeta Infokus/ 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera