Lajme

“PDK-ja do të hyjë në qeverinë Hoti nëse merr Kryeministrin ose Presidentin”

Autori: H. Smajli 17:20 | 01 October 2020

Njohësi i çështjeve politike, Ramush Tahiri ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës do të bëhet pjesë e qeverisë Hoti nëse merr kryeministrin ose Presidentin.

Tahiri në një prononcim për Gazetën inFokus ka thënë se kjo është thënë edhe nga vetë PDK-ja, konkretisht nga Sami Lushtaku i cili u përgjigj në këtë pyetje të Tahirit në një debat televiziv.

Sipas Tahirit PDK-ja po e vlerëson se vendi ka nevojë për një qeveri stabile në kohën e Pandemisë dhe të vendimeve të mëdha që po e presin.

-Advertisement-

“PDK-ja po e vlerëson që vendi në këtë kohë edhe të pandemisë por dhe në kohë të vendimeve të mëdha nuk duhet me shku në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare nga dy partitë e para sepse rezultati mundet me qenë përafërsisht i njëjtë dhe duhet prapë koalicione të njëjta.

Dhe tash PDK-ja vlerëson se mundet me hy në koalicion nëse ka një ofertë prej LDK-së se LDK-ja është partia kryesore e koalicionit dhe e ka kryeministrin si dhe partitë tjera të koalicionit për me i nda funksionet shtetërore duke përfshirë edhe postin e presidentit dmth PDK-ja e tha mbrëmë një një debat, Sami Lushtaku tha se PDK-ja hyn në koalicion me kusht që të marrë ndonjërën nga pozitat ose presidentin ose kryeministrin, pra presin ofertë prej LDK-së”,ka thënë ai për InFokus.

Tahiri ka thënë se PDK-ja do të bëhet pjesë e koalicionit në rast se rrezikohet qeveria Hoti.

“Lideri i LDK-së Isa Mustafa ka thënë që vijat e kuqe ndaj PDK-së janë hequr për interes të shtetit dhe munden me bë koalicion. Tahs a do të bëhet koalicioni unë mendoj që do të bëhet nëse rrezikohet qeveria Hoti edhe pas shkuarjes së deputetit Arifi në burg, por duhet të merren vendime të tjera të mëdha që është edhe dialogu dhe dis vendime të tjer atë mëdha që vyn një qeveri stabile”, ka thënë Tahiri.

Ndërkohë u raportua se javën e ardhshme pritet që të jepen rezultatet finale për pjesëmarrjen apo jo të PDK-së në qeverinë Hoti dhe ndarjen e ministrive./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera