Lajme

PDK-ja akuzon Vetëvendosjen se ka zhvilluar 4 takime me Etem Arifin për të votuar qeverinë Kurti

Autori: Gazeta inFokus 14:01 | 03 December 2020

Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar pas seancës të së mërkurës në lidhje me legjitimitetin e votës së ish deputetit, Etem Arifi për qeverinë Hoti.

Në këtë debat është përfshirë edhe PDK-ja të cilët po thonë se Arifi ka votuar edhe procese të tjera gjatë kohës sa ishte i dënuar nga Gjykata e njëra nga këto vota është edhe ajo për Glauk Konjufcën për kryetar të Kuvendit të Kosovës.

Anëtari i kësaj partie e ka quajtur dyfytrësi të LVV-së.

-Advertisement-

“Deputeti Ethem Arifi dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë zhvilluar 4 raunde bisedime që të marrin votën e deputetit Arifi për qeverinë Kurti! Nuk janë pajtuar për pozita! Për më shumë deputeti Arifi ka votuar edhe Glauk Konjufcën për kryetar të Kuvendit! A po tingëllon dyftyrësi e Lëvizjes”, ka shkruar anëtari i këtij subjekti, Ilir Gashi në Facebook./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera