PDK i kërkon të zbatohet vendimi që liron nga pagesa qytetarët që shfrytëzojnë trafikun urban
Autori: Gazeta inFokus 14:17 | 22 November 2020
PDK i kërkon të zbatohet vendimi që liron nga pagesa qytetarët që shfrytëzojnë trafikun urban
Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Prishtinë, përmes një konference ka kërkuar që të nisë zbatimi i vendimit për lirim nga pagesa për qytetarët që shfrytëzojnë Trafikun Urban, raporton Express
Asamblisti i PDK’së në Prishtinë, Leutrim Retkoceri, tha se propozimi i partisë së tij është vendim nga 11 nëntori, pasi u votua nga shumica e asamblistëve.
Ai tha se kryetari Shpend Ahmeti e ka për obligim zbatimin e vendimeve të Kuvendit Komunal.
“Qytetarët sot më shumë se kurrë kanë nevojën për ndihmë, komuna ka të shpenzuar vetëm 60% të buxheti komunal, dhe kjo është një arsye që të zbatohet ky vendim”, tha Retkoceri.
Nënkryetari i PDK’së në Prishtinë, Ilirik Musliu, tha se shfrytëzimi i trafikut urban do të ndikojë në uljen e ndotjes së ajrit.
“Gjatë viteve të kaluara Prishtina është renditur vendi më i ndotur, këtë vit gjenda është më e rëndë për shkak të pandemisë pasi personat me sëmundje të zemrës janë më të rrezikuar. Në fillim të këtij muaji propozuam transport falas kjo vlen për të gjithë qytetarët”, ka deklaruar Musliu.
Ndërkohë, propozimin e PDK’së e kanë mbështetur dhe miratuar edhe asamblistët tjerë në Kuvendin Komunal të Prishtinës, me 22 vota për, 7 kundër dhe një abstenim.
Sipas këtij propozimi, qytetarët do të udhëtojnë pa pagesë deri në muajin mars të këtij viti.
Kjo sipas PDK’së po bëhet për shkak të nivelit të lartë të ndotjes së ajrit në kryeqytet dhe përhapjes së COVID-19.
Të tjera
-
Përmbytjet vdekjeprurëse të Dubait, shkencëtarët bëjnë zbulimin e frishkëm! Një nga shkaktarët kryesor të kësaj katastrofe është…
Shiu rekord që ra mbi Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Oman këtë muaj, duke shk...
-
Çitaku: Vetëvendosje në zgjedhjet e ardhshme do të jetë në opozitë
Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku tha se subjekti politik ku ...
-
Nju Jork, mbyllet dita e tretë e dëshmive në gjyqin penal ndaj Trump
David Pecker, ish botues i tabloidit ‘National Enquirer’, dëshmoi të enjten n...
-
Sot mbahet ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”
Të premten, me datë do të 26 mbahet ceremonia përmbyllëse të garës ndërkombët...
-
Osmani merr pjesë në ceremoninë e dorëzimit të pajisjes moderne SPECT/CT/PET
Të premten e datës 26 prill nën patronatin e Presidentes së Republikës së Kos...
-
Deputeti i VV-së: Kosova do të anëtarësohet në KiE, Asociacioni s’do të bëhet në maj
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Bajrami, është shprehur i bindur se K...
-
Sot Dita Botërore e Pronësisë Intelektuale
Sot në të gjithë botën shënohet Dita e Pronësisë Intelektuale, me aktivitete ...
-
Më shumë se gjysma e popullsisë së botës rrezikohet nga sëmundjet e përhapura nga mushkonjat, paralajmërojnë ekspertët
Më shumë se gjysma e popullsisë së botës mund të jetë në rrezik nga infektimi...
-
DASH goditi rëndë ‘strukturat ilegale serbe’ dhe Listën Serbe në Raport, shpjegojnë si “qeveria serbe i shfrytëzon për ndikim”
Serbia – qeveria e saj – vazhdon të përdorë ‘strukturat ilegale serbe’ për të...
-
Arifi: Shkarkimi im hakmarrje e Vuçiqit për suksesin e Kosovës në KiE
Shqiprim Arifi, ish-kryetar i Preshevës ka thënë se shkarkimi i tij është hak...
-
Sot mblidhen katër komisione parlamentare
Në Kuvendin e Kosovës sot do të mbahen mbledhjet e katër komisioneve parlamen...
-
Rashiq komenton stërvitjet ushtarake serbe
Ministri për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq, ka thënë se Serbia në krye m...