Fokus

PDK garanton VV-në për rrëzimin e Qeverisë Hoti: “Nga ne e keni 100% përgjigjen”

Autori: Gazeta inFokus 13:03 | 23 June 2020

Mimoza Kusari – Lila, deputete e Vetëvendosjes, e ftoi PDK-në që të përkrahin mocionin për rrëzimin e Qeverisë Hoti.

E Memli Krasniqi, deputeti i PDK-së, tha që nëse niset një mocion i tillë, do t’i japin përgjigjen 100% meritore, shkruan gazeta Infokus.

Megjithatë, Krasniqi tha se po çuditet se si VV që kundërshtonte rrëzimin e Qeverisë në kohë pandemie të kërkoj tash.

-Advertisement-

“Kanë derdh lot krokodili me javë Vetëvendosje, mos e rrëzoni Qeverinë në pandemi, qysh po doni tash me rrëzu në kohë pandemie, por është e padrejtë me fol për diçka që nuk ekziston, nuk ka mocion, nëse e keni iniciu ne nuk jemi të painformuar, LDK, pa na vet neve e juve e ka iniciu atë mocion e na që kemi votu kundër Qeverisë së juaj normal që e kemi mbështet, ne kemi votu edhe kundër kësaj Qeverie, e ka me ra kur t’i vjen koha, atë ditë nuk mundem me paragjyku, po mocion nuk ka, kur ta nisni nëse e keni në plan, keni me marrë prej PDK-së një përgjigje meritore, po çka po ndryshon tash, gjendja me pandeminë është shumë më e keqe”, ka thënë Krasniqi.

Ndërsa, kësaj i është përgjigjur Kusari – Lila, e cila ka thënë që kur të rrëzohet Qeveria, zgjedhjet do të mbahet kur të plotësohen kushtet dhe se sipas saj kjo Qeveri po rrezikon qytetarët.

“Faleminderit Memli për përgjigjen për mocion, çdo gjë është gati, faleminderit që PDK është 100 për rrëzimin e Qeverisë aktuale, Qeveria nuk rrëzohet në pandemi, por sa më gjatë që vazhodn kjo, situata po përkeqësohet, mocioni i mosbesimit nuk mund me ndal pandemia, e kur të krijohen kushtet shkojmë në zgjedhje, por më shumë se na në opozitë po e rrezikon shëndetin kjo Qeveri”, ka thënë Kusari – Lila./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera