Lajme

PDK fton Kurtin e Gërvallën në debat parlamentar për politikën e jashtme

Autori: Gazeta inFokus 13:03 | 21 March 2022

Shefi i grupit parlamentar i PDK-së, Abelard Tahiri, ka ftuar kryeministrin Albin Kurti dhe ministren e Jashtme, Donika Gërvallën, në debatin parlamentar të së enjtes, për politikën e jashtme.

Pas mbledhjes së kryesisë, Tahiri para mediave tha se Kurti e Gërvalla duhet të jenë pjesë e këtij debati, pasi siç tha ai, duhet të ketë reflektim mbi zhvillimet që kanë ndodhur në politikën e jashtme, transmeton Klankosova.tv.

“Do të ishte mirë që në këtë debat, Kurti dhe Gërvalla të ballafaqohen me argumentet të opozitës sa i përket mosangazhimit të duhur së Qeverisë në këtë periudhë kur po shënojmë edhe 1 vjetorin e themelimit të Qeverisë. Duhet me pas një reflektim mbi zhvillimet që kanë ndodh në politikën e jashtme”.

-Advertisement-

Ai tutje tha se PDK, në këtë seancë do të prezantojë edhe kërkesë për themelimin e një komisioni hetimor për shtrenjtimin e energjisë elektrike.

“Ky komision do të nxjerr në pah të gjitha zhvillimet që kanë çuar deri tek ngritja e çmimit të rrymës. Ka edhe vepër penale në këtë rast dhe mendojmë se dikush duhet të japë përgjegjësi për këtë. Çështje tjetër që u ngrit nga PDK-ja, është edhe plotësim ndryshimi i ligjit për fondet pensionale, sa i përket tërheqjes së fondeve nga trusti si dhe projektligji për rregullimin e çmimit të barnave, thirrje qeverisë që sa ma shpejt të kthejë mendim për këtë projektligj”, tha Tahiri.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera