Lajme

PDK e thotë fjalën e fundit, tregon nëse do të negociojë me Albin Kurtin

Autori: Gazeta inFokus 19:45 | 04 December 2019

Partia Demokratike e Kosovës është e bindur se nuk do të jetë pjesë e asnjë diskutimi për krijimin e qeverisë së ardhshme.

Deputeti i kësaj partie, Memli Krasniqi ka thënë se PDK do të jetë Opozitë dhe nuk do bëhet pjesë e çfarëdo diskutimi, shkruan gazeta inFokus.

“PDK e ka bërë të qartë që në natën e zgjedhjeve qe ne do të jemi opozitë në këtë mandat dhe në asnjë mënyrë nuk do të bëhemi pjesë e çfarëdo diskutimi për qeverinë e ardhshme”, ka thënë Memli Krasniqi i PDK-së.

-Advertisement-

Ndër të tjera Memli ka theksuar se VV dhe LDK, nuk janë të interesuar për asgjë tjetër, pos për të kapur sa më shumë pushtet.

“I harruan shpejt premtimet e programin dhe, të zhveshur nga çdo maskë, po tregojnë sheshazi që nuk i japin pesë pare për votuesit e tyre, por vetëm për kolltukët e tyre të ardhshme. Ne shpresojmë se ata s’do ta demtojne Kosovën edhe tash me këtë qasje, siç e kanë dëmtuar gjatë kohës kur ishin në opozitë”, është shprehur Memli./Gazeta inFokus/.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera