Lajme

PDK e quan Glauk Konjufcën ideolog të organizatës “Syri i Popullit”

Autori: Gazeta inFokus 14:04 | 24 January 2020

Glauk Konjufca është quajtur ideolog i organizatës “Syri i Popullit” nga Partia e Kadri Veslit.

Partia Demokratike Kosovës përmes një komunikate për medie ka shprehur idinjatë siq quajnë ata për karakterin parapoltik që i është dhënë Kuvendit, shrkuan Gazeta inFokus.

“Grupi Parlamentar i PDK-së, shpreh indinjatë për karakterin parapolitik që i është dhënë Kuvendit të Republikës së Kosovës, duke qenë në krye të tij ideologu i organizatës terroriste “Syri i Popullit”, Glauk Konjufca”, thuhet në komunikatë.

-Advertisement-

Sipas PDK-së Konjufca, i cili ka lidhje të ngushta familjare me ish asamblistin dhe ish kandidatin për deputet të VV-së, Sadri Ramabajën, të dënuarin e “Syrit të Popullit”,

Sipas tyre Glauk Konjufca duke heshtur, po mbron veprimtarinë e kësaj organizate terroriste, e cila krijoi lista për vrasjen e kundërshtarëve politikë dhe filloi zbatimin e saj duke bërë atentat.

“Me heshtjen e saj, Vetëvendosje po rikonfirmon atë që e kemi thënë vazhdimisht dhe që u vërtetua edhe në gjykatë – se “Syri i Popullit” është zgjatim i Vetëvendosjes në praktikë dhe diskurs. PDK kërkon të ruhet fryma dhe karakteri demokratik i Kuvendit të Kosovës nga çfarëdo individi që asocohet me këtë organizatë terroriste”, përfundon ky njoftim./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera