Lajme

PDK e pranon, Bulliqi fiton zgjedhjet në Podujevë pa balotazh

Autori: Gazeta inFokus 20:42 | 29 November 2020

Partia Demokratike në Podujevë ka konfirmuar fitoren e kandidatit të Vetëvendosjes, Shpejtim Bulliqi në këtë komunë.

Këtë e ka bërë të ditur moderatori Ermal Panduri në emisioni “Debat Plus”, i cili u shpreh se “Sapo ma konfirmuar edhe nga PDK, VV fiton në Podujevë pa balotazh”, ka thënë ai.

Sipas sondazhit të Armend Mujës, VV ka dalë fituese në zgjedhjet lokale të mbajtura sot në Podujevë, me kandidat Shpejtim Bulliqin, derisa KQZ pritet të dalë me rezultate në orën 21:00.

-Advertisement-

Bazuar në dhënat e publikuara nga projeksioni i realizuar nga Muja Shpejtim Bulliqi ka fituar me 50.02% ndërsa Nexhmi Rudari 40.11% teksa kandidati i PDK-së, Naim Fetahu vetëm 9.87%.Në anën tjetër, kandidati i LDK-së për kryetar të Podujevës Nexhmi Rudari, tha se sipas informacioneve që deri tani kanë janë duke prirë në shumicën e vendvotimeve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera