Lajme

PDK e AAK nesër në konferencë për media, çfarë po paralajmërojnë

Autori: Gazeta inFokus 22:24 | 01 August 2024

Kryetarët e Grupeve parlamentare të PDK-së dhe AAK-së pritet që nesër të dalin në konferencë për media

Sipas njoftimive Abelard Tahiri pritet që të dal në konferencë në ora 13:00 ndërsa Besnik Tahiri nga AAK-ja pritet të ndal në ora 14:30.

Bëhet e ditur se konferencat do të mbahen në hollin e Kuvendit të Kosovës.

-Advertisement-

Sot Kuvendi i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë këtij sesioni pranveror ka mbajtur gjithsej 22 seanca, gjatë të cilave ka miratuar 36 ligje, përfshirë këtu marrëveshjet ndërkombëtare.

Më tutje është bërë e ditur se Kuvendi ka adresuar 110 pyetje për anëtarë të kabinetit qeveritar.

Është bërë e ditur se janë mbajtur gjithashtu 12 mbledhje të Kryesisë, në të cilat janë marrë 138 vendime, janë nxjerrë 17 përfundime dhe janë miratuar tri rregullore të brendshme

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera