Lajme

PDK e AAK bëhen bashkë për balotazh kundër NISMËS në Malishevë

Autori: Gazeta inFokus 20:30 | 02 November 2021

Partia Demokratike e Kosovës në Malishevë, përkatësisht kandidati saj ka hyrë në koalicion me AAK-në në Malishevë për balotazhin për këtë komunë me 14 nëntor.

Në këtë Komunë në balotazh kanë shkuar NISMA me PDK-në, kurse sot kësaj të fundit i është bashkuar edhe AAK-ja, shkruan Gazeta Infokus.

Kandidati i PDK-së, Hysni Kilaj me anë të një statusi në Facebook ka thënë se ky koalicion ka për synim që të përfshijë sa më shumë qytetarë dhe ide në zhvillimin e komunës së Malishevës dhe për ta bërë fitoren e 14 nëntorit sa më të madhe.

-Advertisement-

Postimi i plotë i Kilajt:

“Marrëveshje për mbështetje dhe bashkëqeverisje

Me përfaqësuesin e AAK së në Malishevë Kastriot Berisha, dhe bashkëpunëtorët e tij arritëm marrëveshje për mbështetje dhe bashkëqeverisje në Komunën e Malishevës.

Bazuar në verdiktin që dhanë qytetarët e Malishevës në raundin e parë të zgjedhjeve lokale, duke i dhënë shumicën e votave partive opozitare në Malishevë, duke u nisur nga nevoja për një qeverisje gjithëpërfshirëse dhe me vizion, që i jep Malishevës zhvillimin e nevojshëm, sonte nënshkruam marrëveshjen që na bashkon për Malishevën.

PDK-ja dhe AAK-ja do të jenë bashkë në rundin e dytë dhe në qeverisjen e Malishevës.

Bashkimi jonë ka për qëllim përfshirjen e sa më shumë qytetarëve dhe ideve për një Malishevë të zhvilluar, duke e bërë fitoren e 14 nëntorit sa më të madhe.

Malisheva është e të gjithë qytetarëve dhe partive që jetojnë dhe angazhohen në këtë Komunë, ne jemi gati që bashkë me AAK-në, bashkë me subjektet e tjera politike dhe të gjithë qytetarët t’i japim Malishevës Qeverisjen që e meriton.

Bashkë me AAK-në!

Bashkë për Malishevën!”, ka shkruar Kilaj në Facebook./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera