Lajme

PDK dyshon që Kurti e Vuçiq janë marrë vesh për lojë politike

Autori: Gazeta inFokus 20:51 | 19 August 2022

Nga PDK kanë komentuar paraqitjen e Albin Kurtit në takimin me presidentin e Serbisë, ndërsa nga shoqëria civile tregojnë se cilave çështje duhet t’u jepet prioritet në këto bisedime

Nga partia më e madhe opozitare në vend thonë se mund të ndodh që Kurti e Vuçiq të jenë marrë vesh për një lojë politike. Kështu ka deklaruar për T7 deputeti, Xhavit Haliti.

Përmes një shkrimi në Facebook, takimin Kurti-Vuçiq e ka komentuar edhe kryetari i AAK-së.

-Advertisement-

Madje, Ramush Haradinaj ka kërkuar nga BE që t’ia dorëzojë SHBA-ve dialogun Kosovë-Serbi.

Ndërkohë, sipas Petar Petkoviqit, që drejton Zyrën për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, pala kosovare ka hedhur poshtë të gjitha propozimet e Vuçiqit për targat dhe letërnjoftimet.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera