Lajme

PDK me deputetë sa minoritetet!

Autori: Gazeta inFokus 19:51 | 17 June 2017

Dikur ishte partia më e madhe në vend, por tashmë nuk e mbanë një epitet të tillë. Partia Demokratike e Kosovës, sipas rezultateve preliminare të zgjedhjeve të 11 qershorit, është partia e tretë në vend, shkruan portali ‘Infokusi.com’.

Tashmë vendi i partisë më të madhe në vend është rezervuar për Lëvizjen Vetëvendosje, e cila ka arritur t’i siguroj 31 deputetë, vendi i dytë për LDK- në, e cila ka mbetur me 24 deputetë, ndërsa në vendin e tretë është partia e Kadri Veselit me vetëm 21 deputetë.

PDK në legjislaturën e gjashtë do t’a ketë vetëm një deputet më shumë se minoritetet, pasi që këta të fundit do t’i kenë 20 deputetë në Kuvend, raporton Infokusi.com.

-Advertisement-

Kjo është rënia më e madhe e PDK- së që nga paslufta. Aderimet e reja në parti që i ka sjellë Kadri Veseli, siç duket nuk kanë pasur kurrfarë impakti pozitiv për partinë. /Infokusi.com/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera