Lajme

PDK dënon sulmin ndaj drejtorit të Inspektoratit në Pejë

Autori: Gazeta inFokus 22:52 | 16 November 2019

Të premten pas mesnatës janë sulmuar tre zyrtarë të Komunës së Pejës përfshirë këtu edhe drejtorin e Inspektoratit, Leotrim Myrtezajn.

E vetëm për këtë të fundit ka reaguar Partia Demokratike e Kosovës.

Dega e PDK-së në Pejë ka reaguar duke thënë se e dënon këtë sulm dhe fton organet përgjegjëse që të merren me rastin.

-Advertisement-

“PDK e dënon ashpër sulmin ndaj z.Myrtezaj. PDK inkurajon z. Myrtezaj dhe drejtorët tjerë të Komunës së Pejës, që të vazhdojnë punën, duke respektuar ligjet, kurse fton organet përgjegjëse që të merrën me personat e papërgjegjshëm, në këtë rast me sulmuesit”, thuhet në reagimin e PDK-së./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera