PDK dënon ashpër aktin kriminal të hedhjes së granatës në ndërtesën komunale në Zveçan
Autori: Gazeta inFokus 12:50 | 29 November 2024
Partia Demokratike e Kosovës dënon ashpër aktin kriminal të hedhjes së një granate dore në ndërtesën komunale në Zveçan, që shkaktoi dëme të konsiderueshme materiale dhe shkatërroi disa automjete. Ky sulm i ulët është një përpjekje e qartë për të frikësuar Kryetarin e Komunës së Zveçanit, Ilir Peci, dhe ekipin e tij, të cilët po punojnë pa u ndalur për të mirën e të gjithë qytetarëve, pa dallim.
Akte të tilla dhune nuk kanë vend në shoqërinë tonë. Ato kërcënojnë sigurinë e qytetarëve, minojnë proceset demokratike dhe synojnë destabilizimin e institucioneve tona. Kryetari Ilir Peci përfaqëson angazhimin tonë për një Kosovë më të bashkuar dhe më të mirë, ku të gjithë qytetarët trajtohen të barabartë. Këto përpjekje duhet të mbështeten, e jo të sabotohen.
Ne u bëjmë thirrje organeve të rendit dhe sistemit të drejtësisë që të hetojnë me urgjencë këtë rast, të identifikojnë autorët dhe t’i vënë ata para drejtësisë. Siguria dhe mirëqenia e qytetarëve tanë duhet të mbeten përparësi e lartë, dhe pandëshkueshmëria për akte të tilla nuk mund të tolerohet.
Si PDK, e ripërsërisimin kërkesën tonë ndaj organeve të rendit që t’i ofrojnë mbrojtje dhe të garantojnë sigurinë e Kryetarit dhe zyrtarëve tjerë të Komunës së Zveçanit.
Partia Demokratike e Kosovës qëndron fuqishëm pranë Kryetarit Peci dhe qytetarëve të Zveçanit. Nuk do të lejojmë që frika dhe dhuna të pengojnë përparimin tonë të përbashkët drejt një Kosove më të mirë për të gjithë.
Të tjera
-
Policia kërkon ndihmë në lokalizimin e një gruaje në Pejë, dyshohet se ka kryer vjedhje
Një grua po kërkohet për veprën penale “vjedhja” në Pejë. Policia e Kosovë...
-
Ministria e Pecit ia dha 100 mijë euro grant edhe një anëtari të Vetëvendosjes
Enver Bajrami, një ish-kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për asamble komunale,...
-
VV: Ushtria e Kosovës ka përjetuar transformim të jashtëzakonshëm
Vetëvendosje parti, e cila udhëheq me qeverinë, ka thënë se në katër vitet e ...
-
Çitaku: PDK do ta padisë për shpifje deputeten e VV-së
Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka p...
-
Hoti: Serbia nuk do zbatim të deklaratës për të zhdukurit
Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti, ka thën...
-
Arrestohen tre persona tё dyshuar për vjedhje, mbajtje të armëve dhe sulm në Pejë dhe Gjakovë
Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, Stacioni Policor Pejë, me datë 27/28.1...
-
Kosova në vazon e katërt në shortin për eliminatoret e Botërorit 2026
Kosova është në pritje të një tjetër ngjarje të rëndësishme në futbollin ndër...
-
Deputeti i VV-së i përgjigjet Rohdes për KiE: Asociacioni nuk mund të jetë kusht
Anëtari i Komisionit për Integrime Evropiane nga Vetëvendosje, Alban Bajrami,...
-
Krasniqi për sulmin ndaj Komunës së Zveçanit: Sulmin kriminal e qyqar
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka dënuar sulmin...
-
Meta uron 80-vjetorin e Çlirimit: Mirënjohja dhe respekti shkojnë për të gjithë martirët e luftës për liri
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka uruar 80-vjetorin e Çlirimit t...
-
IAPK-ja shpreh shqetësim ndaj rastit të dhunimit të një të dënuari në burgun e Dubravës
Instituti për Avokimin e Politikave Korrektuese ka shprehur shqetësim ndaj ra...
-
Ligji i Gjuhës në Maqedoninë e Veriut, Mexhiti: S’bëhet fjalë për shfuqizim
Zv.kryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ka folur për lig...