Lajme

PDK deklarohet pas mbledhjes: Ka një thirrje për Albin Kurtin

Autori: Gazeta inFokus 16:06 | 03 April 2021

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK’së Abelard Tahiri, pas mbledhjes së Kyesisë së Kuvendit ka përsëritur qëndrimin e kësaj partie se në asnjë mënyrë nuk votojnë Vjosa Osmanin për presidente.

Tahiri i ka bërë thirrje Albin Kurtit që të propozojë një figurë tjetër për këtë pozitë.

“PDK në asnjë rrethanë nuk ndihmojë dhe nuk kontribojmë në zgjedhjen e Vjosa Osmanin presidente. I bëjmë thirrje që të tërheqin sepse jemi në afatet kushtetuese dhe të propozojnë një figurë unifikuese”, ka thënë ai. Gjithashtu Tahiri deklaroi se në këtë mbledhje u mundua të kontrabandohet një ligj i rëndësishëm si ai për zgjedhje./Gazeta Infokus/

Të tjera