Lajme

PDK: Debati është vlerë thelbësore e Rinisë Demokratike

Autori: Gazeta inFokus 16:56 | 07 June 2018

Instituti për Studime Politike, në kuadër të Programit, me temën: Nxitja dhe promovimi i kulturës së dialogut me strukturat e Rinisë Demokratike (RDK), ka organizuar sot bashkëbisedim me të rinjtë, të cilin e udhëhoqën zëvendëskryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj dhe këshilltari i Kryetarit Veseli, Blerim Latifi.

“Ky Program, theksoi përfaqësuesi i Institutit për Studime Politike të PDK-së, Arben Gecaj, angazhohet për inicimin, përgatitjen, realizimin, evaluimin si dhe implementimin e ideve e rekomandimeve të dala nga procesi i dialogut të brendshëm me strukturat të zgjedhura të Rinisë Demokratike të Kosovës.

 

-Advertisement-

Zv. Kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, theksoi se ky Dialog po zhvillohet duke u bazuar në normat, vlerat si dhe qëllimet e PDK-së në raport me nevojat dhe kërkesat e kohës, me Tryeza si kjo e sotmja, dhe me këtë rast, përshkroi angazhimin e PDK-së, gjatë dy dekadave”, thuhet në njoftimin për media.

“PDK është forca më determinante e shtetformimit dhe shtetndërtimit, e lidhur ngushtë me Kosovën, vizionin dhe perspektivën e saj, në dimensionin e brendshëm e të jashtëm, edhe tash, në procesin integrues euro-atlantik”, theksoi Hoxhaj, duke vënë në pah se ndryshimi fillon me rininë, e cila duhet të jetë kritike edhe në dekadën e lëvizjes së lirë, mirëqenies dhe ambientit.

Hoxhaj kërkoi nga të rinjtë që aktivizmin si fazë e re e zhvillimit të brendshëm të Rinisë Demokratike, ta bëjnë parim të veprimit të tyre cilësor.

Ndërsa Blerim Latifi, këshilltar i kryetarit Veseli, pasi dha shpjegime për dimensionin thelbësor njerëzor, dimensionin e lirisë, me ç’rast pyeti se si i shërben një parti lirisë, duke dhënë përgjigje sipas koncepteve të filozofisë liberale të të kuptuarit të lirisë.

“Heqja e ndërhyrjes në jetën tonë, është njëra anë e lirisë, por, liria pozitive, kërkon më shumë. Ajo kërkon përmbushjen e vetvetes nga subjekti. Ku janë të rinjtë tanë përballë kësaj kërkese për realizimin e vetvetes? Ju duhet ta ndërtoni platformën Tuaj në Dekadën e re, për ta përmbushur veten dhe qëllimet e juaja, për dije, shkathtësi përball trendeve globale, me sistemin e vlerave të matshme dhe efikase, duke realizuar edhe synimin tuaj të përmbushjes me karrierën Tuaj”, theksoi Latifi, duke shtuar se alternativa ekonomike, duhet të jetë përgjigja e të rinjve ndaj pesimizmit ekonomik.

Ndryshimet në këtë vend, kanë ardhur nga PDK-ja, dhe sot, ky debat le të jetë fillesë e këtij ndryshimi, duke mos lejuar që historia të bëhet politikë, theksoi Z. Latifi, duke shtuar se merita profesionale dhe individuale duhet të jetë përmasa thelbësore e suksesit tuaj. Misioni fillestar i juaji si të rinj, vuri në dukje Latifi, është të sillni tregimin e të rinjve të Kosovës për jetën e tyre, problemet dhe aspiratat e tyre. PDK synon që tregimin e tyre ta shndërroj në platformën e Dekadës së re, në platformën e ndryshimit te Kosovës.

PDK nuk është plakur që të merret me të kaluarën, u tha në debat dhe nuk duhet pranuar nga të rinjtë, percepcioni i krijuar nga kundërshtarët politik rreth të kaluarës madje edhe të tashmes, duke e zëvendësuar të tashmen e rinisë, si e ardhme.

Ky lloj i debatit do të vijoj me pjesëmarrës në tryeza tjera ku do të jenë anëtarët dhe të deleguarit e Rinisë Demokratike, nga Qershori deri në Dhjetor të këtij viti, në nivel qendror dhe lokal.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera