Lajme

PDK akuzon Qeverinë Hoti: Ju në Qeveri e ne në opozitë me ua mbajtë shtetin – nuk shkon

Autori: Gazeta inFokus 15:21 | 21 September 2020

Partia Demokratike e Kosovës po e akuzon Qeverinë Hoti se nuk po e trajton sa duhet punën e ndihmës që shteti duhet t’ua jap qytetarëve e bizneseve.

Kështu sipas zëdhënësit të PDK-së, Avni Bytyqi, projektligji i propozuar nga Kuvendi për “Rimëkëmbjen ekonomike”, më shumë po trajtohet nga PDK se sa koalicioni qeverisës, shkruan Gazeta Infokus.

“Gjashtë muaj kanë kaluar prej se ka filluar pandemia dhe lufta kundër SARS-CoV-2.

-Advertisement-

Pothuajse 5 muaj më parë, PDK kishte propozuar një pako prej 320 milion eurosh, asistencë direkte për sektorin privat dhe kategoritë sociale që janë pjesa më e rrezikuar nga kjo krizë.

Sot, në një seancë tjetër, projektligji i propozuar nga Kuvendi për “Rimëkëmbjen ekonomike”, është trajtuar më shumë nga Partia Demokratike e Kosovës se sa nga vetë koalicioni qeverisës.

Sot, asnjë zyrtar nga qeveria nuk mori pjesë në këtë seancë për ta trajtuar këtë temë.

Deputetët e koalicionit qeverisës, LDK-AAK-Nisma + pakicat, nuk po qëndrojnë në seancë për të votuar propozimin e tyre, ndërsa qeveria nuk po merr pjesë në seancën që trajton ligjin e propozuar nga ata”, thuhet në një reagim të Avni Bytyçit.

Ndërsa thotë që derisa të tjerët janë në Qeveri nuk shkon që PDK nga opozita t’ua mbaj shtetin, shkruan Gazeta Infokus.

“Në prill të këtij viti, PDK ndër të tjera propozoi fonde shtesë për sektorin privat, 300 euro pagë shtesë, për çdo punëtor të sektorit privat, qiratë për ndërmarrjet private, qasje në fonde (cash) për të siguruar likuiditet bizneseve, lehtësime tatimore, fonde shtesë për të gjitha kategoritë sociale pa dallim, etj.

320 milion do të ishin infuzion direkt në ekonominë tonë që kanë qenë të domosdoshme në fillim të pandemisë, por qeveria Kurti dhe tani ajo Hoti po lëshohen në popullizma dhe mashtrime dhe këtu asgjë nuk ka qenë gënjeshtra dhe mashtrimi me 170 euro, sa është manipulimi me 10% të Trustit.

Sot, PDK për të 100-tën herë e bëri të qartë se jemi të gatshëm ta votojmë propozimin e qeverisë nëse ai plotësohet në përputhje me nevojat aktuale të ekonomisë dhe qytetarëve të vendit.

Partitë tjera në qeveri e PDK nga opozita me ua kry punët e me mbajt me shtetin- nuk shkon, është thjeshtë e palogjikshme”, ka thënë Bytyçi./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera