Lajme

PDK akuzon Haskukën: Prizreni humbi 5 milionë euro

Autori: Gazeta inFokus 23:02 | 06 June 2020

Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës në Prizren, Visar Islamaj, ka drejtuar akuza drejt kryetarit Mytaher Haskuka.

Islamaj ka thënë se arroganca e Haskukës ndaj drejtorëve të partnerëve të koalicionit, dhe ledhatimi i atyre që i ka emëruar vet në pozicione politike, ka sjellë pasoja të pariparueshme.

Islamaj nëpëmjet një postimi në Facebook tregoi se qyteti i Prizrenit ka humbur 5 milionë euro buxhet nga grantet e qeverisë për shkak të paaftësisë për të qeverisur.

-Advertisement-

Ky është postimi i plotë i Islamajt:

Ushtrimi i pushtetit autoritar dhe arroganca e Mytaher Haskukes ndaj drejtoreve te partnerëve te koalicionit, dhe ledhatimi i atyre që i ka emëruar vet ne pozicione politike, ka sjelle pasoja te pariparueshme për qytetin e Prizrenit. Ne historikun e qeverisjeve te qytetit te Prizrenit, nuk mbahet mend te kete pasur qeveri me te lodhur, me te dobet e me te korruptuar se kjo e Mytaher Haskukes.

Ne keto tre vitet e fundit te qeverisjes nuk kam pare e as degjuar nga dikush se, ne Prizren eshte realizuar ndonje projekt i rendesishem ose i ndermjetem.

Eshte e turpshme qe qyteti t’i humb 5 milione euro buxhet nga grantet e qeverise per shkak te arrogances dhe paaftesise per te qeverisur.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
MYZHDE për krejt!

Të tjera