Lajme

PD njofton protestë para bashkisë Tiranë nesër për rritjen e çmimit të ujit

Autori: Gazeta inFokus 13:55 | 28 July 2017

Partia Dokratike do të zhvillojë nesër një protestë kundër rritjes së çmimit të ujit të pijshëm nga ana e Bashkisë së Tiranës. pas qendrimit zyrtar dhe akuzave nga kryedemokrati Basha, nesër PD selia blu ka vendosur që të kalojë në aksion duke mbajtur një protestë ditën e nesërme para bashkisë.

Sipas gazetës “Panorama” bëhet me dije se “Nesër në orën 18:00 PD organizon një tubim protestë kundër vendimit për rritjen e çmimit të ujit për familjarët dhe bizneset. Tubimi është planifikuar të mbahet para Bashkisë së Tiranës dhe në të pritet të marrin pjesë 1 mijë protestues”.

Kjo do jetë protesta e dytë, pas asaj të shoqërisë civile, kundër rritjes së çmimi të ujit që bëri bashkia e Tiranës.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera