Lajme

PD mbledh urgjentisht grupin parlamentar

Autori: Gazeta inFokus 14:54 | 02 May 2017

Pas zhvillimeve të fundit politike në vend, Partia Demokratike ka vendosur të mbledhë urgjentisht grupin parlamentar.

Lajmin e bëjnë të ditur burime pranë selisë blu, sipas të cilave mbledhja do të zhvillohet në orën 18:30 të së martës.

Mbledhja vjen edhe pas kritikave të bëra brenda radhëve të Partisë Demokratike, kryesisht nga deputetët Eduart Selami dhe Majlinda Bregu, kundër bojkotit të zgjedhjeve, shkruan Top Channel.

-Advertisement-

Gjithashtu, ajo është thirrur pak orë pasi ambasadorja gjermane në vendin tonë, Susanne Schutz deklaroi se, Gjermania do t’i njohë zgjedhjet e 18 qershorit në Shqipëri, edhe nëse Partia Demokratike dhe aleatët e saj nuk marrin pjesë në to.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera