Lajme

PD dorëzon një tjetër provë kundër Tahirit në Prokurori: Ka gënjyer për makinën dhe ka përdorur 2 emra

Autori: Gazeta inFokus 11:46 | 15 January 2018

Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibej, ka qenë sot në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ku ka depozituar disa dokumente që sipas tij implikojnë Tahirin.

Alibeaj tha se ka depozituar një dokument, ku tregohet lidhja mes Tahirit dhe Artan Habiljat.

“U paraqita sot për të depozituar disa dokumente për hetimin e Tahirit. Sot kam depozituar një dokument i cili fakton bashkëpunimin mes Tahiri me njërin nga anëtarët e saj, Artan Habilaj. Ky dokument tregon dy emra të Saimir Tahirit dhe Artan Habilajt. Dokument mban datën prill 2015 dhe tregon bashkëpunimin e vazhdueshëm mes tyre. Kjo kohë është e njëjtë me denoncimet e Dritan Zaganit. Kjo tregon faktin që ka gënjyer se nuk ka pasur lidhje me bandën e Habilajve, jo vetëm kap, por dhe të dhënat e tjera të nxjerra nga mediat dhe nga dëshmia e shoferit tregon se Tahiri ika pasur komunikime me Artan Habilaj. Sot Edi Rama ka vetëm një makth, pasi hetimet po vazhdojnë intensivisht.” – tha Alibeaj.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera