Lajme

PD: Dorëheqja e Tahirit nga mandati është lojë

Autori: Gazeta inFokus 15:14 | 06 May 2018

Nënkryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Edi Paloka deklaroi sot se dorëheqja nga mandati që bëri Saimir Tahiri është një lojë e tij dhe Edi Ramës.

Në një deklaratë për mediat nga selia e PD, Paloka tha se Rama vijon të mbrojë Tahirin.

“Dorëheqja është një lojë e tij për të mashtruar ndërkombëtarët. Rama ka kapur tërësisht drejtësinë. Tahiri vazhdon të bredhi i lirë dhe i pa shqetësuar. Prokuroria kërkoi arrestimin e Tahirit, por Rama e bllokoi, tha Paloka.

-Advertisement-

Ndërkohë si kryetar i Komisionit Hetimor për çështjen ‘Tahiri, Paloka tha se “çfarëdo që të bëjë Prokuroria e kapur nga Rama, të hapë apo të mbyllë çështje, ky komision do të vazhdojë të bëjë rolin e tij deri në fund, derisa të vërtetojë se projekti, strategjia e kanabizimit, trafikimit të drogës, dhe blerjes se zgjedhjeve dhe pushtetit me paratë e drogës nuk ishte thjeshtë lojë e Tahirit por ishte një projekt që u ideua nga Edi Rama. Ne do të vazhdojmë deri në fund megjithë pengesat që po i krijohen komisionit derisa ky fakt që sot dihet botërisht të vërtetohet edhe me dokumente”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera