Lajme

PD: Bashkitë e kontrolluara nga Rama dhanë 40 milionë euro për familjet e prekura nga tërmeti

Autori: Gazeta inFokus 16:04 | 01 May 2021

Oerd Bylykbashi nga Partia Demokratike në Shqipëri ka thënë se Partia Sociale kishte përdorur miliona euro për për të blerë votën e qytetarëve në zonat e prekura nga tërmeti.

Ai ka deklaruar se janë shpërndarë 40 milionë euro nga bashkitë e kontrolluara nga Edi Rama, kryetar i Partisë Socialiste, për familjet e prekura nga tërmeti.

Protesta në Ditën e Punëtorëve në Turqi, 100 të arrestuar

-Advertisement-

Sipas selisë blu vetëm në javën zgjedhore, Bashkia e Durrësit ndau 6 milion euro për familjet e dëmtuara nga tërmeti, 89 herë më shumë se sa ka shpërndarë në 15 muajt e fundit.

“Sipas këtyre fakteve Edi Rama në bashkëpunim me të emëruarit e tij në bashkitë e Durrësit, Tiranës, Kavajës, Kamzës, Lezhës, Rrogozhinës, Vorës, Krujës, Laçait dhe Mirditës ka shpërndarë 40 milion euro edhe 2 ditë përpara datës së zgjedhjeve. Gjate dy muajve të fundit, bashkitë e kontrolluara 100% nga Rama kanë rritur në mënyrë fiktive vlerën e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti me qëllim që të blejnë votën e familjeve të prekura”.

“Gjatë 2 muajve të fundit Rama miratoi 20 VKM për të lejuar disbursimin e paligjshëm të këtyre shumave marramendëse në llogaritë e qytetarëve të targetuar nga makineria qeveritare e manipulimit të votës. Gjatë muajit mars, bashkitë e kontrolluara nga Rama disbursuan në llogaritë e familjeve të këtyre zonave 14 milion euro. 26 milion euro të tjera u disbursuan në llogaritë e qytetarëve gjatë muajit prill”.

“Vetëm gjate javës zgjedhore Bashkia e Durresit ndau 6 milion euro për procesin e rindërtimit, 89 herë më shumë se sa ka shpërndarë në 15 muajt e fundit. Kodi elektoral e ndalon qeverinë të përfshihet në veprimtari të tilla të influencimit dhe orientimit të votës duke përdorur fondet publike gjatë 4 muajve të fundit përpara zgjedhjeve. Për këtë rast flagrant prokuroria nuk ka nisur ende asnjë hetim”.

“Këto janë disa prova të tjera të manipulimit dhe shtrembërimit të vullnetit të shqiptarëve më 25 prill nga regjimi Rama-Doshi. PD edhe në ditët e ardhshme do të vijojë të denoncojë prova që faktojnë përfshirjen e Edi Ramës në makinerinë kriminale të blerjes së votës. Një gjë është e sigurtë. Ne do të luftojmë me gjithë fuqinë dhe besimin e madh që qytetarët na dhanë në këto zgjedhje, që ta rrëzojmë regjimin Rama-Doshi.”, ka thënë Bylykbashi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera