Fokus

“Pazari” i Ramush Haradinajt me AKI-në

Autori: Halil Berisha 17:02 | 25 November 2019

Agjencioni Kosovar për Inteligjencë, është padyshim institucioni kryesor e më i ndjeshëm i sigurisë në vend.

Në këtë formë, ky konsiderohet institucion i pavarur, shkruan gazeta inFokus.

Madje, në Ligjin nr. 03/l-063 për Agjencinë Kosovare për Inteligjencë, neni 17, pika 1, shkruan decidivisht se “Punonjësit e AKI-së nuk mund të jenë anëtarë të partive politike apo marrin udhëzime prej partive,organizatave apo lëvizjeve politike”.

-Advertisement-

Ndërsa, në bazë të nenit 5 pikës 7 të po këtij ligji, thuhet që shefi i AKI-së, duhet të sigurohet se AKI nuk ndërmerr asnjë veprim me qëllim të ndikimit në procese politike.

Por, pavarësisht kësaj, si duket, ky institucion është goxha i lidhur me politikën, shkruan gazeta inFokus.

Më 18 Korrik, një ditë para se Ramush Haradinaj të jap dorëheqje nga posti i Kryeministrit të Kosovës, emëroi Shkëlzen Sopjanin Këshilltar të Jashtëm Politik.

Ky i fundit edhe pati kaluar në partinë e Haradinajt, shkruan gazeta inFokus.

Mirëpo, Sopjani, ishte Inspektor i Përgjithshëm i AKI-së, deri në fund të muajit shkurt të këtij viti.

Pasi Sopjanit i kaloi mandati, ai post mbeti i zbrazët më shumë se sa që e lejon ligji prej 20 ditëve punë.

Por, ky post u plotësua tash, më 25 nëntor, shkruan gazeta inFokus.

Aty u vendos me nënshkrimin e Presidentit Hashim Thaçi e Kryeministrit Ramush Haradinaj, Burim Ramadani, që deri tash mbante pozitën e zv. Ministrit të Mbrojtjes.

Në fakt veç kësaj pozite, Ramadani është edhe anëtar i AAK-së, partisë së vet Ramush Haradinajt që e zgjodhi në këtë post dhe kishte numrin 4 në listën e koalicionit AAK-PSD, për deputet./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera