Lajme

Pazari i Ministrisë së Shëndetësisë me vaksina

Autori: Gazeta inFokus 15:31 | 26 October 2018

Mbi 70 mijë euro nga buxheti i konsoliduar i shtetit të Kosovë do të shpenzoheshin në vaksina.

Kështu kishte planifikuar Ministria e Shëndetësisë. Madje kjo Ministri për kontratën “Furnizimi me vaksina” kishte planifikuar të shpenzonte 73 mijë e 208 euro.

E që ato i ble dhjetëra herë më lirë, shkruan Gazeta Infokus.

-Advertisement-

Sipas njoftimit të bërë publik në faqen e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, MSH këto vaksina i ka blerë për vetëm 1 mijë euro.

Në këtë tender kishte aplikuar vetëm një kompani, “KEIS(KOSOVA EX.IMP.SUPPLY PHARMACEUT)” e cila kishte ofruar çmimin prej 1 mijë e 375 euro.

Ndërsa loti 2 dhe 3 e tjera janë anuluar pasi “Një dispozitë në Ligjin e Prokurimit Publik kërkon anulimin e aktivitetit të prokurimit”.

Në njoftim thuhet se palët mund të ankohen.

“Çdo palë e interesuar mund të bëjë ankesë pranë Autoritetit Kontraktues, në bazë të nenit 108/A te ligjit Nr. 04/L-042 për Prokurimin Publik të Republikës se Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin Nr. 04/L-237, ligjin Nr. 05/L-068 dhe ligjin Nr. ligjin Nr. 05/L-092 ne adresën e specifikuar ne Nenin I te këtij Njoftimi mbi anulimin e aktivitetit te prokurimit.”, thuhet në njoftim/Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka po ndodh me DITËLINDJEN e Viva Fresh Store?!
-Advertisement-

Të tjera