Pavarësisht pandemisë COVID-19, ekonomia kineze i përballon sfidat
Autori: Gazeta inFokus 17:28 | 27 May 2022
Nën ndikimin e situatës së ndërlikuar dhe të rëndë ndërkombëtare dhe epidemisë së COVID-19, treguesit kryesorë të ekonomisë së Kinës kanë pasur rënie në muajin prill. Disa media perëndimore parashikojnë se do të jetë shumë e vështirë për Kinën të arrijë objektivin e rritjes ekonomike të këtij viti, por disa ekspertë besojnë se ekonomia kineze është shumë elastike, ritmet e mëkëmbjes së zinxhirëve industrialë dhe të furnizimit janë të shpejta dhe qeveria ka ndërmarrë një sërë masash për stabilizimin e rritjes. Bazat për ecurinë e mirë të ekonomisë kineze nuk kanë ndryshuar.
Studiuesi i Institutit për Studimet Politike, Ekonomike dhe Shoqërore të Italisë, Fabio Massimo Parenti, shprehet se : “Edhe pse ka pasur vështirësi, zhvillimi i përgjithshëm ekonomik i Kinës është përmirësuar për një kohë të gjatë dhe ka një shkallë të caktuar elasticiteti. Të dhënat e zhvillimit të industrive të teknologjisë së lartë dhe sektorit të shërbimit janë të mira, dhe në të njëjtën kohë, tregtia ndërkombëtare vazhdon të rritet”.
Profesori i asociuar i historisë i Universitetit Kombëtar të Kievit, Volodymyr Urusov, thekson: “Kina ka një sistem shumë të plotë mbarëindustrial dhe kapacitet të fortë furnizimi në sektorin e prodhimit. Edhe pse epidemia ka ndikuar negativisht në funksionimin e ekonomisë kineze, në përgjithësi ajo ka ruajtur një prirje të qëndrueshme pozitive në perspektivë afatgjatë.”
Pak ditë më parë, Këshilli i Shtetit i Kinës shpalli një paketë të re masash për stabilizimin e ekonomisë, duke përfshirë 33 pika në 6 sektorë, si politikat fiskale dhe të lidhura me to, politikat financiare, stabilizimin e zinxhirëve industrialë dhe të furnizimit, nxitjen e konsumit dhe investimeve efektive, sigurinë energjetike dhe garantimin e jetesës bazë të njerëzve, në përpjekje për ta kthyer ekonominë në normalitet dhe për të siguruar që funksionimi i saj të jetë brenda një intervali të arsyeshëm.
Marsela Musabelliu është drejtorja ekzekutive e Institutit të Studimeve të Globalizimit. Ajo vuri në dukje: “Qeveria kineze ka ndërmarrë shumë hapa, duke ofruar mbështetje të fortë për rimëkëmbjen ekonomike, duke mbështetur tregun e brendshëm përmes politikave të favorshme tatimore dhe rritjes së vazhdueshme të investimeve. Konsumi pritet të mbajë vrullin e tij të rimëkëmbjes pasi ndikimi i COVID-19 të vihet gradualisht nën kontroll. Siguria e vendeve të punës do të mbetet një prioritet i lartë dhe do të zbatohen më shumë politika fiskale për të subvencionuar bizneset e vogla, do të përforcohen mbështetje të shumta politikash, duke përfshirë uljen e kostove dhe rritjen e financimit, për të ndihmuar kompanitë e vogla dhe të mesme të kapërcejnë vështirësitë. Banka qendrore do të vazhdojë të reduktojë kostot e financimit dhe do të rrisë mbështetjen financiare për ekonominë reale”.
Ndërsa Fabio Massimo Parenti u shpreh: “Për të arritur një mëkëmbje të plotë në një periudhë afatshkurtër, është e nevojshme të përshpejtohet zbatimi i politikave makroekonomike që qeveria kineze ka filluar të zbatojë dhe të merren masa të tilla si ulja e taksave, rifinancimi i korporatave dhe mbështetja për zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme”.
Përveç kësaj, Kina ka përshpejtuar edhe ndërtimin e një tregu të madh kombëtar të integruar, duke shmangur mbrojtjen lokale e segmentimin e tregut dhe duke promovuar fluksin e lirshëm të faktorëve dhe burimeve të mallrave në një shkallë më të madhe.
Ish-drejtori për çështjet europiane dhe ndërkombëtare i shtetit Hessen të Gjermanisë, Michael Borchmann vuri në dukje: “Presidenti i Forumit Botëror Ekonomik ka përmendur kontributin gjigant të ekonomisë kineze për ekonominë botërore. Ky kontribut do të vazhdojë, sepse Kina me siguri do të mposhtë vështirësitë e tanishme. Jam i mendimit që bota e sotme ka nevojë më urgjente se kurrë për Kinën si fuqi e madhe ekonomike.
Të tjera
-
Murati: Marrëveshjet e deritanishme janë marrë vetëm me serbët e Kosovës
Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se deri më tani, marr...
-
Ky është rreshteri i NJRSH-së që u suspendua nga IPK-ja, dyshohet se e rrahu keq një qytetar
Sedat Ramdani, rreshter në Njësinë e Reagimit të Shpejtë në rajonin e Prizren...
-
17 vjeçari e th*rr me thíkë një person në Ferizaj, arrestohet brenda dy orëve
Sot në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt pranoi një informatë se në udhëk...
-
Durmishi i përgjigjet Pal Lekajt: Pse po rren?
Zëvëndësministri i Infrastrukturës, Hysen Dumishi, i ka reaguar ish-ministrit...
-
Stano: Arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia, shqetësues
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha për Radion Evropa e Lirë të ...
-
Një muaj paraburgim për kosovarin e ndaluar në Serbi nën dyshime për kríme ĺufte, thonë familjarët
Një gjykatë serbe ia ka caktuar masën prej një muaji paraburgim të pr...
-
Vràsja e Gjyljeta Ukellës, dëgjoni hoxhë Enes Gogën i cili tregon se çfarë ndodhi sot në ditën e premte
“Nëse dikush guxon me privu nga jeta pa të drejtë, një person tjetër atëherë ...
-
O’Brien zbarkon në Beograd, nesër mban takim me Vuçiqin
Ndihmëssekretari i Byrosë për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike i Departamen...
-
Vazhdon akuzat Sanduloviq: Me urdhër të kujt po kërcëńohet, përgjohet dhe ndiqet vajza ime?
Politikani serb, Nikola Sanduloviq, ka treguar detaje të reja nga rasti i hed...
-
Lajçak: Nuk ka të ardhme evropiane për Kosovën e Serbinë pa normalizim të marrëdhënieve
Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbis...
-
Kryetari i Zubin Potokut për referendumin e së dielës: Nuk do të këtë sukses dhe s’do të dal të votoj
Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri ka vlerësuar se referendumi i së dielë...
-
Në OKB kërkohet që Gjenocidi në Srebrenicë të dënohet globalisht
Gjenocidi në Srebrenicë duhet të dënohet në nivel global, duhet të shprehet m...