Sport

Pavarësisht kritikave e ofendimeve nga kosovarët Muriqi nuk po ndalet së stërvituri me Lazion

Autori: Gazeta inFokus 21:54 | 12 October 2020

Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, po vazhdon me stërvitje te skuadra e tij e re, Lazio, shkruan Gazeta inFokus.

Siç duket kritikat e ofendimet e shumta të marra nga tifozët kosovarë nuk i kanë bërë përshtypje prizrenasit, i cili po punon fort që ta nisë aventurën me Lazion.

Muriqi mungoi në ndeshjen më të rëndësishme të Kosovës kundër Maqedonisë Veriore, të cilën ‘Dardanët’ e humben me rezultat 2-1.

-Advertisement-

Sulmuesi shtatlartë nuk arriti të rikuperohej nga lëndimi dhe koronavirusi, andaj edhe nuk u grumbullua në kombëtare.

Por, tifozët kosovar kanë reaguar me të madhe, duke lenë të kuptohet se Muriqi nuk ka dashur të sakrifikohet për vendin e tij, andaj edhe ka hezituar të jetë në fushë në sfidën ndaj maqedonasve.

Sulmuesi kosovar sot ka postuar dy fotografi gjatë stërvitjeve me Lazion, të cilat mund ti shihni me poshtë./Gazeta inFokus/

 

View this post on Instagram

 

#CMonEagles 🦅

A post shared by Vedat Muriqi (@vedatmuriqi) on

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera