Pavarësia e Katalonjës, 90 për qind e banorëve votojnë pro, qindra të plagosur

Autori: Gazeta inFokus
08:32 | 02 October 2017
Referendumi i pavarësisë së Katalonjës ka marrë mbështetjen e 90 për qind të banorëve të krahinës autonome të Spanjës.
Përpjekjet e qeverisë spanjolle për të bllokuar një referendum rajonal mbi pavarësinë e Katalonias, kanë përfunduar në dhunë pasi policia mbylli vendvotime dhe konfiskoi kutitë e votimit, pavarësisht rezistencës nga votuesit në të gjithë rajonin.
Sipas zyrtarëve katalanas, më shumë se 761 njerëz janë duke u trajtuar për dëmtime të shkaktuara nga oficerët e policisë spanjolle në përleshjet që po intensifikohen.
Zëvendëskryeministrja spanjolle Soraya Saenz de Santamaria tha të djelën në Madrid, se “nuk është mbajtur referendum apo diçka që i ngjason një referendumi”. Ajo tha se heqja e lidhjeve të internetit të zyrës rajonale të regjistrimit nga policia ka neutralizuar çdo aftësi për të formuluar rezultatet e votimit.
Por zëdhënësit e qeverisë rajonale katalanase që kërkuan mbajtjen e votimit, thonë se 73 për qind e vendvotimeve janë të hapura dhe teknikët e tyre po përpiqen të rregullojnë linjat e prera të internetit.
Personi, duke folur për Zërin e Amerikës në kushte anonimiteti, thotë se votat do të numërohen fizikisht dhe rezultatet do të njoftohen nga një bord i posaçëm zgjedhor të formuar nga “ekspertë dhe akademikë”.
Ministri i Brendshëm spanjoll Juan Ignacio Zoido thotë se përpjekjet për të legjitimuar votimin e së dielës janë një “parodi”.
Dhuna shpërtheu herët të djelën kur policia e pengoi presidentin e qeverisë rajonale katalane, Carles Puigdemont, që të votonte në distriktin e tij të Geronës. Puigdemont u filmua më pas duke votuar në një vendvotim tjetër. Autoritetet katalanase u kërkuan votuesve të hedhin votat në çdo vendvotim të hapur që ata mund të gjejnë. Në disa raste njerëzit kanë hedhur vota në kutitë e votimit të vendosura në rrugë.
“Shteti spanjoll ka penguar katalanasit që të ushtrojnë të drejtat e tyre, duke i dhënë një imazh të tmerrshëm Spanjës” u tha Puigdemont gazetarëve.
Zyrtarët e policisë spanjolle thonë se janë të zhgënjyer nga forcat policore rajonale të Katalanasve, të cilët i kishin siguruar ata se nuk do të lejonin hapjen e qendrave të votimit.
Nga mesi i mbasdites, duket se situata po normalizohej në disa vende kryesore votimi. Partia kryesore opozitare, PSOE e cila në fillim mbështeti politikën e ashpër të qeverisë konservatore ndaj shkëputjes katalane, i bëri thirrje kryeministrit spanjoll Mariano Rajoy dhe Puigdemont të jepnin dorëheqjen dhe të organizonin zgjedhje të reja. Në shenjë proteste kundër përpjekjeve të qeverisë qendrore për të ndërprerë referendumin, skuadra e futbollit të Barcelonës anuloi një ndeshje me një ekip tjetër spanjoll, sepse ekipi tjetër njoftoi se do të luante me ngjyrat e Spanjës qepur në fanellat e futbollistëve. Nën kërcënimin e sanksioneve nga shoqata spanjolle e futbollit, ekipi i Barcelonës më në fund ra dakord të luante një ndeshje me dyer të mbyllura me ekipin nga Ishujt Kanare, ku mbështetja për qeverinë qendrore është e fortë.

Të tjera
-
Haradinaj pret në Gllogjan delegacionin nga Ushtria e Shqipërisë: Kosova në NATO, synim dhe garancë për stabilitet
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka pritur në Gllogjan një delegacion të ...
-
Koordinatori Kombëtar për Luftimin e Krimit Ekonomik dhe kryesuesi i KGJK-së diskutojnë për menaxhimin e pasurisë së sekuestruar
Sistemi Prokurorial ka njoftuar se Koordinatori Kombëtar për Luftimin e Krimi...
-
Nis operacioni i kërkim shpëtimit për një të zhdukur
Shoqata e Kërkim-Shpëtimit njofton se është aktivizuar në një operacion. D...
-
“E pavërtetë dhe e pabazuar”, veteranët i reagojnë Trendafilovës për deklaratën rreth selisë së Speciales
Organizata e Veteranëve të luftës së UÇK-së ka reaguar rreth deklaratës së kr...
-
Klinaku – Trendafilovas: Ec shko në pension, s’je ti për drejtësi
Ish-kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku k...
-
Rriten eksportet e orëve zvicerane në Shtetet e Bashkuara
Eksportet e orëve zvicerane në SHBA u rritën ndjeshëm muajin e kaluar, ndërsa...
-
Prokuroria tregon se çka gjeti tek i dyshuari për sulmin fizik dhe hedhjen e granatës në ordinancën e gjinekologut Veliu
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një nga të dyshuarit për s...
-
“Mish me bollëk”, Pecit i del fotografia me përfituesin e subvencionit prej 100 mijë eurosh
“As s’e di kush aplikon”, kishte deklaruar tashmë Ministri në detyrë i Bujqës...
-
E kërcënoi Faton Pecin, mërgimtari dënohet me gjashtë muaj burgim efektiv
Blerim Avdiu, është dënuar me gjashtë muaj burgim efektiv, pasi që kërcënoi m...
-
Kurti takohet me William Walkerin
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti sot am...
-
“Defender Europe 2025”, për herë të parë përfshihen edhe stërvitje të mjeteve ajrore pa pilot
Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë ka folur për angazhimin e Forcës Ajrore S...
-
Kërcë*nimet ndaj presidentes Osmani, Grupi për Barazi Gjinore kërkon veprime të menjëhershme
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tash e një kohë ka qenë cak i disa kërcën...