Sport

Paulo Dybala ndodhet tashmë në Barcelonë!

Autori: Gazeta inFokus 23:12 | 24 February 2021

Sulmuesi i Juventusit Paulo Dybala ka shkuar në Barcelonë për një konsultë me profesorin Cugat, për të hedhur dritë mbi dëmtimin e gjurit.

Dhimbja në ligamentin e kolateralit po vazhdon dhe prania e argjentinasit mbetet në rrezik të lartë edhe në funksion të ndeshjes së ardhshme të kampionatit kundër Veronas.

Problemet vazhdojnë për Paulo Dybalan, rikuperimi i lojtarit argjentinas nga problemi i ligamentit të kolateralit i raportuar 44 ditë më parë në ndeshjen e kampionatit kundër Sassuolos në fakt paraqet faza të alternuara.

-Advertisement-

Në disa ditë, gjuri i dëmtuar përgjigjet në një mënyrë shumë pozitive, ndërsa në ditët e tjera Dybala vazhdon të ndiejë një dhimbje të fortë që nuk e lejon atë të stërvitet në mënyrën më të mirë dhe si pasojë të kthehet në dispozicion të Pirlos.

Sulmuesi argjentinas shkoi në Barcelonë të mërkurën për t’iu nënshtruar një kontrolli nga profesori Cugat për të parë situatën e gjurit të tij.

Dybala personalisht i kërkoi Juventusit të lejohej të shkonte te profesori Cugat, i shoqëruar nga një anëtar i stafit mjekësor të Juventusit, në mënyrë që të ketë një konsultë të mëtejshme për të provuar të zvogëlojë dhimbjen që vazhdon ta prekë atë.

Sot është e vështirë të kuptosh situatën e tij dhe kohën e rimëkëmbjes. Juventusi vazhdon të monitorojë evolucionin e dëmtimit të Dybalas, por prania e tij edhe për ndeshjen e ardhshme të kampionatit kundër Veronas mbetet në dyshim të fortë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera