Sport

Paul Pogba ‘shpërthen’ pas lajmit që do të tërhiqet nga Franca

Autori: Gazeta inFokus 14:55 | 26 October 2020

Gjatë ditës së sotme u raportua që Paul Pogba do të tërhiqet nga Franca për shkak të deklaratave të presidentit Emanuel Macron, i cili i kishte quajtur myslimanet ‘burim i terrorizmit ndërkombëtar’, shkruan Gazeta inFokus.

Por, pas këtij lajmi, me anë të një postimi në faqen e tij zyrtare në facebook, Pogba ka deklaruar se ky lajm ëshë i rremë si dhe ka thënë që do ta padisë gazetën britanike ‘The Sun’ për përhapjen e kësaj dezinformate.

“Pra The Sun e bëri prapë… lajme plotësisht dhe 100% të pabaza po qarkullojnë për mua, për gjëra që unë kurrë s’i kam thënë e as s’i kam menduar. Jam i tronditur, i zemëruar dhe i tërbuar sesi disa ‘burime të mediave’ më përdorin mua për të shkruar tituj të rremë për temën e ndjeshme të ngjarjeve të tanishme në Francë dhe duke e përfshirë edhe ekipin kombëtar në këtë mes. Unë jam kundër të gjitha mënyrave të dhunës dhe terrorit. Fatkeqësisht, disa njerëz të shtypit nuk veprojnë me përgjegjësi kur shkruajnë lajme, duke e shkelur lirinë e vet të shtypit, duke mos e vërtetuar atë që e shkruajnë dhe e prodhojnë, duke krijuar thashetheme pa iu bërë fare se po e prekin jetën e të tjerëve dhe jetën time. Do të ndërmarr veprime ligjore kundër atyre që i publikuan dhe i shpërndan këto lajme 100% të rreme. Edhe një gjë për The Sun, të cilit nuk i bëhet vonë: disa prej jush mbase keni shkuar në shkollë dhe do ta mbani në mend sesi mësuesi ju ka thënë që gjithmonë duhet t’i kontrolloni burimet tuaja, e mos të shkruani pa qenë të sigurt. Por, hej disa prej jush e bëtë prapë dhe atë për një temë shumë serioze, turp t’ju vijë”, ka shkruan Pogba./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera