Lajme

Patrullimi me varkë në Ujman, Sveçla publikon pamje të reja nga ajri

Autori: Gazeta inFokus 18:05 | 08 September 2022

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka shpërndarë një video-incizim nga ajri të policisë së Kosovës duke patrulluar me varkë nëpër liqenin e Ujmanit.

Sveçla ka shkruar se Policia e Kosovës po patrullon në Ujman për shtrirjen e sundimit të ligjit dhe ruajtjen e integritetit territorial, raporton Gazeta Express.

“Pamje gjatë patrullimit të Policisë së Kosovës në Liqenin e Ujmanit, në shtrirjen e sundimit të ligjit dhe ruajtjen e integritetit territorial”, ka shkruar Sveçla.

-Advertisement-

Gjatë ditës, ministri Sveçla kishte publikuar fotografi të policisë së Kosovës në liqenin e Ujmanit duke shkruar se patrullimi po ndodhë për herë të parë nga paslufta.

Presidenti serb Vuçiqi komentoi sot pamjet e patrullimit të policisë përgjatë Liqenit të Ujmanit duke thënë se “Kosova po tenton fshehurazi dhe heshturazi ta marrë veriun e Kosovës”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera