Patozi: Mos të lejojmë shkërmoqjen e PD-së
Autori: Gazeta inFokus 09:04 | 18 July 2017
Grupi i demokratëve kundër Lulzim Bashës me në krye Astrit Patozin kanë vazhduar turin e tyre të takimeve edhe në qytetin e Korçës, prej ku Patozi ka prezantuar edhe “Lëvizjen për ringritjen e PD”.
Mes mbështetësve të kësaj lëvizje brenda PD-së në sallën ku u zhvillua takimi kanë qenë edhe Ridvan Bode, Gjergji Papa dhe Eleina Qirici, 3 deputetët e PD.
Teksa ka vendosur theksin tek dështimi i PD në zgjedhjet e 25 qershorit, duke vendosur përgjegjësitë kryesore tek lidershipi i kësaj force politike, Patozi tha se pavarësisht përgjegjësisë së Bashës për humbjen e thellë në këto zgjedhje, mes tyre duhet të ketë një bashkëpunim për një opozitë të fortë, por me kusht që zgjedhjet për kreun e PD të jenë një garë e vërtetë.
“Futet në garë si kryetar, nuk lejon asnjë rregull loje për një garë të drejtë dhe të barabartë dhe thotë; ecim përpara se nuk na ka ndodhur ndonjë gjë e madhe. Kjo nuk mund të pranohet! Unë e kam të vështirë që të kuptoj, që i njëjti njeri që dy javë më parë ka ardhur këtu në Korçë dhe ka thënë, që po ju çoj drejt fitores, vjen prap për të bërë fushatë për vete këtë radhë dhe thotë; fitoren se arritëm, madje arritëm një humbje shumë të rëndë, por punë e madhe, vazhdojmë prapë bashkë”, deklaroi ai, shkruan Top Channel.
Patozi nuk ka kursyer as komentet për Eduard Selamin kandidatura e të cilit, sipas tij ka shërbuer thjesht për të legjitimuar rezultatin e paravendosur të kësaj gare.
“Dua të ftoj Eduard Selamin, që ka bërë një gabim shumë të rëndë që u fut në një garë pa rregulla dhe e tillë po rezulton, edhe prej atij vetë, por nëse nuk do që të hyjë në historinë e politikës shqiptare si një patericë e shëmtuar që shërbeu për të legjitimuar një fitore të vjedhur të kryetarit të PD, duhet të largohet nga kjo garë një minutë e më parë”, tha ai.
Deputeti demokrat ka apeluar që demokratët të mos lejojnë që data 22 korrik të shënojë triumfin e arbitraritetit dhe shkërmoqjen e çdo shansi që PD të ringrihet.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...