Patëllxhani, ushqim i mirë për aneminë, zemrën dhe trurin
Autori: Gazeta inFokus 11:12 | 19 November 2018
Vlerat fantastike të patëllxhanit vijnë kryesisht nga vitaminat dhe mineralet. Patëllxhani është i mbushur me vitamina C, K, B6, magnez, fosfor, bakër, fibër, acid folik, potas dhe mangan.
Patëllxhani është një nga perimet më të dashura për shqiptarët. E bëjmë turshi, e gatuajmë në tavë apo e bëjmë turli.
Madje sipas të dhënave të AgroWeb.org patëllxhani nuk është një perime. Patëllxhani është një frutë botanik që gatuhet si një perime.
Ai i përket familjes Solanacaea që ka lidhje me domatet, specat dhe patatet.
Patëllxhanët rriten njësoj si domatet. Ekzistojnë plot 300 varietete të patëllxhanit që ndryshojnë nga forma, përmasa dhe ngjyra si jeshile, të bardha, vjollcë dhe portokalli.
Patëllxhanët në përmasa të vogla kanë një lëkurë mjaft të hollë dhe shije më të ëmbël se patëllxhanët e mëdhenj.
Prodhimi
Në Shqipëri, patëllxhani kultivohet prej shekujsh dhe është pjesë e pandarë e gatimeve vendase.
Përdorimi i tij mbetet pjesë e traditës orientale të gatimit me shembullin më të mirë atë të tavës ‘imam bajalldi’, por edhe format e reja të gatimit si pjesë e turlive me zarzavate të ziera janë tradicionale për shqiptarët. Pa harruar që glikoja me patëllxhanë të vegjël mbushur me bajame është një specialitetet më vete.
Vetitë
Patëllxhanët kanë nivele të ulëta të yndyrës, kolesterolit dhe kripës. Patëllxhanët janë një zëvëndësues ideal i mishit në dietat vegjetariane. Ato kanë aftësinë të forcojnë kockat, parandalojnë osteoporozën, reduktojnë simptomat e anemisë, fuqizojnë funksionet e trurit, përmirësojnë shëndetin kardiovaskular, sistemin tretës, ndihmojnë me rënien në peshë, mbajnë diabetin nën kontroll, ulin stresin, mbrojnë foshnjat nga defektet e lindjes, madje edhe parandalojnë tumoret. Vlerat fantastike të patëllxhanit vijnë kryesisht nga vitaminat dhe mineralet. Patëllxhani është i mbushur me vitamina C, K, B6, magnez, fosfor, bakër, fibër, acid folik, potas dhe mangan. AgroWeb në vijim ju sjell vlerat më të mira të këtij produkti.
Tretja
Patëllxhani është një burim i jashtëzakonshëm i fibrës, një element i nevojshëm për mbajtjen e një diete të balancuar.
Fibra është thelbësore për shëndetin gastrointestinal, për lëvizjen e rregullt të zorrëve dhe të muskujve përgjegjës për përcjelljen e ushqimit në trup.
Nxit Rënien në peshë
Duke qenë se patëllxhani nuk ka as yndyrë as kolesterol, është një ushqim shumë i shëndetshëm për njerëz që përpiqen të bien në peshë ose të luftojnë obezitetin.
Fibra parandalon çlirimin e ghrelinës, një hormon që i jep sinjal trurit kur na ka marrë sërish uria.
Kur ndihemi të ngopur, nuk kemi dëshirë për të ngrënë sërish, ndaj përpjekjet për të rënë në peshë janë të suksesshme.
Rrit imunitetin
Patëllxhani është një burim i pasur antioksidantësh të cilët shërbejnë si mburojë ndaj një sërë sëmundjesh.
Patëllxhani ka vitaminë C, një element thelbësor në sistemin imunitar sepse stimulon prodhimin dhe aktivitetin e qelizave të bardha.
Përmirëson shëndetin e kockave
Patëllxhani është shumë i mirë për ata që janë të rrezikuar nga degradimi i kockave dhe osteoporoza.
Patëllxhani ka hekur dhe kalcium që janë të rëndësishme për kockat.
Ndihmon kundër Anemisë
Patëllxhanët janë të pasur me hekur, por edhe me bakër, që si hekuri është thelbësor për qelizat e kuqe.
Rregullon funksionet e trurit
Patëllxhani është i pasur me element që përmirësojnë shëndetin e përgjithshëm nervor.
Ato mbrojnë trurin nga radikalet e lira dhe mbrojnë organizmin nga toksinat dhe sëmundjet duke rritur qarkullimin e gjakut dhe oksigjenit në tru.
Rrit shëndetin kardiovaskular
Zemra është një tjetër përfituese e vlerave të patëllxhanit që siç e thamë më lart është i pasur me fibër.
Patëllxhani ul nivelet e kolesterolit të keq në trup dhe stimulon nivelet e kolesterolit të mirë.
Menaxhon diabetin
Patëllxhani është i dobishëm si rregullator i aktivitetit të glukozës dhe insulinës në trup.
Perimet në ngjyrë blu të purpurt
Patëllxhani dhe fruta perimet në këto ngjyra përmbajnë luteinë, zeaksantinë, resveratol, Vitaminë C, fibra, flavonoidë dhe kuercetinë, që ndihmojnë në veçanti për retinën e syrit, uljen e nivelit të kolesterolit, forcojnë sistemin imunitar, tretjen, luftojnë inflamacionet, pengojnë zhvillimin e tumoreve, sidomos në traktin e tretjes, si dhe kufizojnë aktivitetin e qelizave kanceroze.
Burimi: AgroWeb.org
Të tjera
-
Hashim Thaçi sot ka ditëlindjen
sh-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, feston sot 56-vjetorin e lindjes. A...
-
Sot mbahen zgjedhjet për president në Maqedoni të Veriut, në garë shtatë kandidatë
Qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot nga ora 7 deri në 19 do të...
-
Rohde: Për t’u anëtarësuar në KiE, Kosova duhet të bëjë “hapa të prekshëm” për Asociacionin
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se Kosova duhet të bë...
-
Ja emrat e dekanëve të rinj të Universitetit të Prishtinës
Dje, në Universitetin e Prishtinës, është zhvilluar procesi i zgjedhjes së de...
-
Kurti: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte
Kryeministri i Republikës, Albin Kurti ka thënë se në bisedën e sotme telefon...
-
U kërcënua se mbështeti Kosovën në KiE, i ofrohet mbrojtje policore deputetit boshnjak
Policia e Bosnje dhe Hercegovinës, i ka ndarë mbrojtje të afërt deputetit, Sa...
-
Mot me diell dhe vranë, temperaturat shënojnë rritje
Për të mërkurën në Kosovë parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe interval...
-
Vasfije Krasniqi: Çdo ditë e kujtoj tmęrrin që më ndodhi nga forcat serbe
Vasfije Krasniqi Goodman është kthyer në një grua simbol dhe heroinë për shum...
-
Ngjarjet e datës 24 prill
UBT organizon Konferencën Ndërkombëtare “Building Sustainable IoT Ecosystems”...
-
Kurti flet për telefonatën me Macron, shpreson se Franca do ta mbështes anëtarësimin në KiE pa Asociacionin
Kryeministri i vendit Albin Kurti në një bisedë telefonike të zhvilluar me pr...
-
Dita e Turqve, Konjufca: Ky komunitet shtetin tonë e përjeton si të vetin
Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, në organizimin për nder të Ditës Kombëta...
-
Kurti në Panairin e Hanoverit, e quan historike pjesëmarrjen e parë të Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Panairin e Hanoverit “20...