Lajme

Pasuria marramendëse e Fisnik Ismailit

Autori: Gazeta inFokus 15:10 | 14 June 2017

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismaili duket se është njëri prej zyrtarëve publik më të pasur.

Ismaili ka deklaruar në Agjencinë Kosovare Kundër Korrupsionit se ka në pronësi dy banesa në vlerë të përbashkët prej 100 mijë euro.

Ai po ashtu ka deklaruar pasuri të luajtshme në vlerë prej 39 mijë euro.

-Advertisement-

Mirëpo, pasuria e tij nuk përfundon këtu, shkruan arbresh.info.

Ismaili posedon 100 për qind të aksioneve në kompaninë e tij “Karrota” e cila ka kapital prej 700 mijë euro.

Sa i përket parave të gatshme, ai ka thënë se ka të deponuara në një bankë 1300 euro.

Ish-deputeti ka edhe detyrime financiare në një bankë pasi kishte marrë dy kredi në vlerë prej 31 mijë euro për blerje të banesës dhe blerje të veturës.

Paga e tij vjetore si deputet është 20 mijë e 859 euro ndërkaq si ligjërues në Kolegjin AAB ai merr pagë vjetore në vlerë prej 5000 euro.

Bashkëshortja e tij merr pagë vjetore në Konsullatën britanike në vlerë prej 12 mijë e 471 euro./Arbresh.info.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera