Sport

Pasuesi i Ribery dhe Robben, Bayerni “fut në rreth” yllin e Guardiolës

Autori: Gazeta inFokus 14:36 | 20 May 2019

Rrugët e Leroy Sané dhe Manchester City mund të ndahen në verë. Futbollisti gjermanë thuhet se është bindur nga Bayern Munichen për t’u kthyer në Bundesligë, ndërkohë që nuk është i kënaqur me fazën finale të sezonit që ka kaluar në Angli. Kësisoji, nuk është kundër idesë së një ndryshimi të mundshëm.

Kontrata e lojtarit të datëlindjes 1996 skadon në vitin 2021, por negocimi për rinovim është bllokuar. Një sinjal i qartë për ndërprerje të mundshme të afërt të saj. Anësori ofensiv i majtë dhe mjaft i shpejtë ka luajtur 47 ndeshje në këtë sezon, por dëshiron një rol udhëheqësi, me më shumë lojëra si startues (jo zëvendësues). Megjithatë, Guardiola iu përgjigj të gjitha zërave të merkatos dhe përsëriti dëshirën e klubit për ta mbajtur Sane:

“Ne jemi përpjekur për ta rinovuar kontratën e Sane edhe për një vit e gjysmë. Nëse dëshironi t’ia rinovoni kontratën, kjo do të thotë se doni ta mbani atë lojtar. Ai ka luajtur më pak këtë sezon, sepse të kesh konkurrencën e Sterling dhe Bernardo Silva nuk është e lehtë. Duke marrë pjesë në katër gara, ne kemi nevojë për Sane, Sterling, Mahrez dhe Bernardo Silva, por nuk mund të luajmë me dy në krahun e majtë”.

-Advertisement-

Bayern Munich po e josh ndërkombëtarin gjerman, duke i premtuar “korsinë e majtë”, pas lamtumirave të Ribery dhe Robben. Presidenti Hoeness i ka mohuar thashethemet për një ofertë 100 milionë, kohët e fundit, por interesi bavarez bëhet më shumë se kurrë ngulmues për Sane, sidomos në prag të merkatos së verës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera