Lajme

Pastrohen rrugët në hyrje-dalje të Prishtinës, komuna dhe MMPHI-ja dakordohen që ky aktivitet të vazhdoj edhe në javët tjera

Autori: Gazeta inFokus 17:48 | 22 October 2023

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se sot rrugët e kryeqytetit janë pastruar.

Rama ka shkruar në Facebook që rrugët hyrëse “u fshinë e lanë me ujë”.

“Drejtori i shërbimeve publike, Ilirik Musliu bashkë me zyrtarët e drejtorisë sot filluan aksionin e pastrimit të hyrjeve të Prishtinës, e në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës u dakorduan që fundjavave të bëhet një pastrim i tillë”, ka shkruar Rama.

-Advertisement-

Ndërkaq drejtori i shërbimeve publike, Ilirik Musliu ka thënë se sot ishte një super ditë.

Edhe Musliu ka njoftuar për dakordimin me MMPHI që edhe në javët e tjera të ketë  mobilizime të tilla për mirëmbajtjen e rrugëve magjistrale që ndërlidhen me hyrjet/daljet e kryeqytetit. /Telegrafi/

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy