Shëndetësi

Pastrimi përmes lëngjeve: Pse ju bën mirë dhe pse ju bën keq?

Autori: Gazeta inFokus 14:41 | 10 January 2020

Shumë njerëz janë të gatshëm të provojnë gjithçka që i ndihmon në misionin e tyre të humbjes së peshës, që në fakt është shumë i vështirë. Një metodë e veçantë që shumë njerëz janë të gatshëm ta provojnë është pastrimi përmes lëngjeve. Pastrimi përmes lëngjeve është në thelb një lloj pastrimi që ka në bazë kombinimin e lëngjeve të frutave dhe perimeve për një periudhë të caktuar kohe. Disa përdorin pastrimin dy-ditor, disa të tjerë mund ta zgjasin deri në një javë apo akoma më shumë. Në internet qarkullojnë receta të ndryshme lëngjesh.

Përfitimet e pastrimit përmes lëngjeve

Pse pastrimi përmes lëngjeve është i dobishëm për ata që duan të humbin peshë? Më poshtë do të lexoni disa përfitime që lidhen me të.

-Advertisement-

Mbështet sistemin imunitar

Kur i nënshtroheni pastrimit nëpërmjet lëngjeve, do të thotë që po hyni në një regjim të kufizuar ku trupi do të largojë gjithë toksinat e gjendura në të. Gjithashtu, trupi ka tendencë të përdorë rezervat e glikogjenit në këtë kohë çka përshpejton procesin e shërimit duke përfshirë nxjerrjen jashtë të qelizave të dëmtuara në mënyrë që të prodhohen të reja. Gjithashtu, një pastrim i tillë ndihmon sistemin imunitar të rikuperojë energjitë e tij.

Përmirëson shëndetin e zorrëve

Një përfitim tjetër i lidhur me pastrimin përmes lëngjeve është se mund të ndihmojë në përmirësimin e shëndetit të zorrëve. Kjo sepse në trupin tuaj nuk hyjnë ushqime të ngurta, çka ju lejon të rifitoni balancën tuja. Dhe që nga momenti që do t’i nxirrni jashtë gjithë substancat e dëmshme nga sistemi juaj, do ta keni më të lehtë të rregulloni shëndetin e zorrëve.

Absorboni më shumë lëndë ushqyese

Pastrimi përmes lëngjeve ndihmon trupin të absorbojë më shumë vlera ushqyese të gjendura tek perimet dhe frutat, pasi ju po hiqni fibrat prej tyre.

Rreziqet e mundshme të pastrimit nëpërmjet lëngjeve

Edhe pse ka shumë benefite të lidhura me pastrimin përmes lëngjeve, nuk duhet të harroni që ka dhe risqe. Më mirë vini në peshore mundësitë nëse një lëng pastrues është apo jo i mirë për ju.

Ushqyerje e mangët për rezultate të shpejta

Mbani parasysh se jo çdokush mund t’i nënshtrohet një regjimi ushqimor të kufizuar. Nëse po i nënshtroheni një regjimi të tillë sepse doni rezultate të shpejta, sigurohuni që t’i kushtoni vëmendje përgjigjes së trupit ndaj mungesës së ushqimit. Është gjithashtu e mundur që një ushqyerje e tillë të mos jetë e përshtatshme nëse nivelet tuaja të sheqerit tentojnë të luhaten.

Nuk menaxhoni dot peshën

Nuk është dhe aq e lehtë të llogarisni sasinë e kalorive që merrni kur konsumoni ushqime të lëngshme, çka do të thotë se është e lehtë për ju ta nënvlerësoni një fakt të tillë. Gjithashtu, meqenëse ju nuk përtypni ushqime të ngurta, mund të ndiheni të uritur gjatë ditës. Problemi me kaloritë e ulëta për disa ditë rresh është se metabolizmi juaj tenton të ngadalësohet në vend që të përshpejtohet, duke dhënë efekt të kundërt, që do të thotë se do të shtoni peshë gradualisht.

Nivele të paqëndrueshme të sheqerit në gjak

Edhe pse pastrimi përmes lëngjeve ndihmon trupin tuaj të absorbojë më shumë lëndë ushqyese duke eliminuar fibrat, duhet të dini se gjithçka që mbetet janë sheqernat duke rrezikuar kështu t’ju rriten nivelet e sheqerit në gjak. Kujtohuni që një rritje e papritur e sheqerit mund t’ju bëjë të ndiheni të lodhur, të irrituar dhe është diçka që duhet ta merrni në konsideratë nëse po i nënshtroheni një pastrimi përmes lëngjesh.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera