Lajme

Pastrim i miliona eurove, shpallet në kërkim biznesmeni Rezart Taçi

Autori: Gazeta inFokus 19:16 | 12 November 2021

Dosja e prokurorisë italiane, hedhin më shumë dritë mbi atë që po akuzohet së fundmi biznesmeni Rezart Taçi.

Edhe pse ky i fundit LIVE në Top News, tha se akuzat për pastrim parash mbi të janë të gabuara, në dosjen e Prokrurorisë së shtetit fqinj del se Taçi do përfitonte një shumë të madhe parash për këtë shërbim të të pandehurëve protagonistë, Francesco Zummo dhe Fabio Petruzzella.

“Në hetimet e kryera deri në këtë pikë, bëhet fjalë për transferimin e shumës së parave që sipas përgjimeve, del të jenë 23 mln euro, dhe depozitimin në llogari të Francesco Zummo. Ky transferim është bërë objekt i një sërë manovrash financiare duke shmangur detyrimet ligjore,” shkruhet në dokumente.

-Advertisement-

“Veprimet u realizuan falë, ndihmës që Zummo mori nga komercialisti palermitan Fabio Petruzzella, me vendbanim në Milano.

Petruzzella, i cili prezantohet si avokat i Zummo-s, por që vepron në llogari të të moshuarit Daniele Cestagalli, ndërmjetësit zviceran me origjinë italiane dhe biznesmenit shqiptar, Rezart Taçi. Këta të fundit ranë dakord për një komision prej 4 milionë eurosh. Kjo shifër do merrej për të lehtësuar kalimin e fshehtë të shumës së madhe të parave.

Dhe falë njohjeve e kontakteve të tyre, në rang ndërkombëtar, të personazheve që mund të shmangin “alarmet” bankare të lidhur me emrat përkatës, do të kryhej ky transferim.

Menjëherë pas këtyre veprimeve, ata vazhduan me hapjen e dy llogarive në “Alpha Bank” në Tiranë, një në emër të Zummo-s dhe një tjetër në emër të Petruzella, e kështu në një kohë të shkurtër, ata urdhëruan, nga llogaria në Ticino, transferimin e parave drejt llogarisë shqiptare.

Në planin e tyre ishte kalimi i parave të depozituara për komercialistin palermitan në Shqipëri, drejt Singaporit ose Hong Kongut, përsëri përmes kompanisë së naftës së Rezart Taçit.

Kjo fazë e dytë e këtij plani është ende në zbulim e sipër dhe për këtë po bashkëpunon edhe SPAK në Shqipëri, shkruhet në dokument.

Probleme u hasën për transferimin e këtyre fondeve nga llogaria shqiptare. Zummo nuk heziton të shprehë shqetësimet e tij dhe të nxisë Petruzzela-n.

Ky i fundit, nga ana e tij, lëviz në mënyrë të vazhdueshme, si në Tiranë (ku përpiqet të lëvizë paratë dhe, në çdo rast, për t’u siguruar që shuma të mbahet ende nga nje banke e nivelit te dyte), qoftë në Palermo, ku dhe takohet vazhdimisht me Cestagalli-n dhe Taçin, për të marrë vesh lajmet e fundit, se çfarë bëhet me paratë.

Taçi dhe Cestagalli, nga ana e tyre, përpiqen me “pushtetin” që kanë që të ndërhyjnë deri tek ministra e personalitete të rëndësishme për të përshpejtuar kompletimin e planit të transferimit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera