Lajme

Pasojat e tërmeteve shumë më katastrofike në Siri sesa në Turqi

Autori: Gazeta inFokus 22:15 | 07 February 2023

Situata në terren pas tërmetit me magnitudë 7.8 që tronditi Turqinë dhe Sirinë të hënën është “më katastrofike” në Siri, sipas drejtorit të vendit në Gaziantep, Turqi, për Fondacionin e Shoqërisë Mjekësore Siriane Amerikane (SAMS), shkruan CNN, transmeton Gazeta Express.

“Është një situatë katastrofike si në Turqi ashtu edhe në Siri – edhe pse në Siri është më katastrofike”, tha Dr. Bachir Tajaldin për CNN të martën.

Mbi një dekadë konflikti në Sirinë veriore ka nxitur “një situatë të keqe ekonomike” duke e bërë shumë të vështirë përgjigjen ndaj krizës aktuale, sipas Tajaldin.

-Advertisement-

Në të kundërt, “situata në Turqi është e koordinuar nëpërmjet një qeverie shumë të mirëvendosur,” shpjegoi ai, duke shtuar se në Sirinë veriore “shumica e shërbimeve ofrohen nga OJQ” për shkak të mungesës së investimeve afatgjata në rimëkëmbjen e hershme dhe infrastrukturës.

Siria Veriperëndimore, e cila është prekur nga tërmeti, ka qenë në konflikt që nga fillimi i luftës civile në vend. Disa pjesë, duke përfshirë Idlib, janë ende të kontrolluara nga rebelët antiqeveritar.

“Dje [në Sirinë veriore] ne evakuuam dy maternitete për shkak të ndikimit fizik të tërmetit në infrastrukturë”, shtoi Tajaldin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera