Lajme

Pasojat e taksës

Autori: Gazeta inFokus 07:12 | 12 February 2019

Shtetet e Bashkuara i kanë vënë në veprim masat e paralajmëruara për shkak të mospezullimit të taksës prej 100 për qind ndaj mallrave serbe.

Pas mosdhënies së vizës kryeministrit Haradinaj për të udhëtuar në SHBA për Lutjet e Mëngjesit, një gjeneral i lartë amerikan anuloi vizitën e caktuar më herët, në prag të 11-vjetorit të Pavarësisë.

Këto masa pritet të përshkallëzojnë nëse Qeveria i reziston vendimit për pezullimin e taksës, shkruan sot Koha Ditore.

-Advertisement-

Pasojat do t’i ndiejë Forca e Sigurisë, e cila ka nisur procesin e transformimit në Ushtri. Pas këtij zhvillimi, të hënën janë mbledhur liderët institucionalë. Takimin e ka dominuar kërkesa e Veselit dhe Thaçit drejtuar kryeministrit për ta hequr taksën, në mënyrë që t’i jepet shans marrëveshjes me Serbinë. Por kryeministri Haradinaj nuk ka dhënë shenja zmbrapsjeje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera