Lajme

Pasi Vjosa Osmani u bë presidente kjo grua merr udhëheqjen e iniciativës “Guxo”

Autori: Gazeta inFokus 23:42 | 05 April 2021

Ministri i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Faton Peci, ka folur për të ardhmen e Listës Guxo në skenën politike.

Kryetarja e kësaj liste Vjosa Osmani është zgjedhur Presidente ndërsa katër deputetë e përfaqësojnë këtë iniciativë qytetare brenda grupit parlamentar të VV-së në Kuvend.

“E pamoralshme që të kthehemi në LDK. E padrejtë dhe diskutimet e tilla janë të pavërteta. Nuk ka marrëveshje për rikthim. Do të cojmë deri në fund koalicionin me VV-në. E kemi marrë votën për këtë dhe kështu do të veprojmë”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Tutje ai ka treguar se kush do të udhëheqë tutje këtë iniciativë.

Reklamë

“Kemi kapacitete dhe njerëz me aftësi të mëdha. Do të mbajmë kuvendin e brendshëm për të përcaktuar të ardhmen por besoj që zonja Donika Gërvalla të jetë ajo që të na udhëheqë përpara. Figurë qendrore do ta kemi, deri ne mbajtjen e nje kuvendi zgjedhor, ku do te dalin strukturat e reja”, tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera